Lajmet

Starton gara mbarëkombëtare Albanian ICT Awards III me risi dhe çmime të reja

Feb 12 2015
0 Shpërndarje
Starton gara mbarëkombëtare Albanian ICT Awards III me risi dhe çmime të reja

Janë hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e tretë të eventit tashmë të mirënjohur nga të gjithë shqiptarët, Albanian ICT Awards. Shtëpia botuese ICTSMedia gjatë një eventi mbajtur ditën e djeshme në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh.

ICT-AWARDS-2

Qëllimi i këtij organizimi është gjurmimi i inovatorëve dhe promovimi i vlerave e individëve të shoqërisë së informacionit që nga adoleshentët, të apasionuarit gjer tek akademikët si dhe ofrimi i mundësive për ta dhe pse jo për publikun e shqiptar.

Pjesëmarrës në këtë event ku zyrtarisht u bë hapja e këtij konkursi ishin edhe përfaqësues nga institucionet shtetërore të Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, të apasionuar pas botës së teknologjisë, akademikë si dhe personalitete të rëndësishme të sektorit ICT në Shqipëri.

ICT-AWARDS-444

Duke filluar nga data 16 Shkurt, të gjithë adhuruesit e teknologjisë do të mund të aplikojnë në konkursin mbarëkombëtar. Aplikimet do të mbyllen në datë 31 Mars, ndërsa mbrëmja gala gjatë së cilës do të nderohen me çmime edhe fituesit e këtij konkursi do të mbahet të premten e fundit të muajit Prill pikërisht në datën 24.

Risi e edicionit të III-të të Albanian ICT Awards janë dy çmime të reja: ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Femra Inovatore e Vitit ku çmimi i fundit është një kategori e sugjeruar nga vetë kryeministri i Shqipërisë një vit më parë në mbrëmjen Gala të eventit të 25 Prillit. Pesë kategoritë e tjera tradicionale janë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje.

ICT-AWARDS-44

Kategoria “ICT Femra Inovatore” e vitit do të vlerësojë të gjitha femrat shqiptare, për merita, arritje individuale, apo që kanë përfaqësuar grupe pune dhe kanë dhënë kontribut të prekshëm dhe të pranueshëm nga opinioni i gjerë. Ky çmim ka për ambicie kryesore të rrisë sa më shumë numrin e femrave të kualifikuara në hapësirën dixhitale në Shqipëri dhe të ndihmojë në mbylljen e hendekut gjinor të deritanishëm.

ICT-AWARDS-10

Ndërsa kategoria “ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit” vlerëson praktikat me të mira dhe Inovacionet në qeverisjen dhe administrimet e institucioneve Publike. Kjo është njohja më prestigjioze kombëtare e ekselencës në shërbimin publik. Qëllimi i këtij çmimi është që të identifikojë projektet e realizuara në lidhje me praktikat e reja per zgjidhjen e nje problemi te caktuar duke e kthyer ne risi; Përveç informimit publik që ka për qëllim kjo kategori lidhur me rëndësinë e inovacionit në fjalë, një rëndësi të veçantë zë edhe mirënjohja që do tu jepet inovatorëve të administratës publike si shenjë falenderimi dhe motivimi të mëtejshëm.

ICT-AWARDS-4Albanian ICT Awards për të tretin vit radhazi e filloi këtë nismë në partneritet me Fondacionin “Dritan Hoxha”, Raifeissen Bank, ALBVISION dhe shumë mbështetës të tjerë të sektorit privat dhe publik. Në udhëtimin e ICT Awards pritet që deri me 31 Mars të mbahen takime pune dhe seminare me studentë në universitete si dhe evente të ndryshme ku do synohet të gjurmimi i talenteve inovatore në fushën e ICT në mbarë trojet shqiptare.

Mund të themi se shqipëtarët kanë burime njerëzore të konsoliduara të cilët po kontribojnë në zhvillimin e shërbimeve ICT dhe iniciativa të dixhitale të këtij lloji si Albanian ICT Awards shërbejnë si promotore në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në trojet shqiptare dhe më gjërë.

ICT-AWARDS-8Edhe pse shoqëria e informacionit po rritet çdo ditë në çdo vend të botës, në disa të tjera ka mjaft dallime të cilat po bëhen edhe më të mëdha madje. E vëmë theksin në dallimin e proçesit të dixhitalizimit të zonave urbane dhe atyre rurale. Ndërsa BE-ja i ka adresuar një pjesë të madhe të problemeve të sektorit ICT, është diçka mjaft frytëdhënese sesi vetë sektori publik dhe ai mediatik po imponojnë një zhvillim i cili të themi të drejtën nuk i mungon trevave shqiptare.

ICT-AWARDS-11

Synimet e këtij eventi të ICTSmedia janë të qarta: Ofrimi i mundësive, zhvillimi i sektorit ICT, informimi i opinionit publik dhe promovimi i inovacionit shqiptar në mbarë trevat. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë rrugëtim ku do të përfitojnë Shqipëria dhe gjithë shqiptarët. Të gjithë të interesuarit, për informacion apo per aplikimet mund vizitojnë faqen zyrtare të Albanian ICT Awards në www.ictawards.org

(PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>