Lajmet

Startup Grind pret një prej biznesmenëve më të suksesshëm Shqiptarë, Hetem Ramadani

Feb 21 2018
0 Shpërndarje
Në fillimet e veta kjo kompani ishte e specializuar në tregtimin e produkteve metalurgjike. Salbatring International u shndërrua në një prej lojtarëve kryesore në rajon. Startup Grind pret një prej biznesmenëve më të suksesshëm Shqiptarë, Hetem Ramadani

Startup Grind vijon pas tre javësh me takimin e dytë për këtë vit ku i ftuar do të jetë një prej sipërmarrësve shqiptarë më të suksesshëm, Hetem Ramadani.

Takimi i fundit u mbajt më 15 Janar ku i ftuar ishte Jose Pinto, menaxheri i Sheraton Hotel Tirana me një eksperiencë 45 vjeçare pranë Sheraton Hotels dhe Marriot International Hotels Worldwide.

Hatem Ramadani është një prej shqiptarëve më të pasur nga bota e biznesit të viteve 90. Ai u shkarkua nga posti që mbante në administratë në Kosovë për shkak të mbështetjes së tij në favor të Pavarësisë së Kosovës.

Më pas ai emigroi në Slloveni në 1991 ku u ndoq nga policia sekrete e Sllobodan Milosheviçit sipas Financial Times pa asnjë kacille dhe i paaftë të flasë gjuhën vendase.

Në Slloveni, ai themeloi kompaninë e tregimit të naftës Salbatring International i specializuar në tregtimin e derivateve financiare të kësaj industrie.

Në fillimet e veta kjo kompani ishte e specializuar në tregtimin e produkteve metalurgjike. Salbatring International u shndërrua në një prej lojtarëve kryesore në rajon.

Në 2008-ën rriti të ardhurat vjetore në 611 milion Euro nga 60 milion Euro në 2007-ën me vetëm 14 punonjës.

Ramadani përllogaritet njeriu i shtatë më i pasur në Slloveni me asete mbi 68 milion Euro.

Në 2009 kompania e tij fitoi çmimin e kompanisë me rritjen më të shpejtë në Evropën Juglindore, një rritje prej 937%.

Sipas revistës Finance, Salbatring International renditej i 57-ti në listën e 100 kompanive më të mëdha të Evropës Juglindore.

Pavarësisht suksesit të arritur, Ramadani është një biznesmen i pazakontë. Motoja e tij është kurajo, kreativitet dhe paqe. Gjatë vizitës së tij në Indi ai mësoi Jogan.

Edhe sot ai thotë se shpenzon disa orë në ditë duke medituar dhe 60 ditë çdo vit pranë detit. I pyetur se cila është praktika e tij e punës, ai thotë se nuk punon shumë por me mençuri.

Në librin e tij “Health and Wealth through Meditation”, Ramadani shpjegon sesi meditimi e ka ndihmuar të fitonte shëndet dhe të kontribuojë në suksesin e tij.

Takimi do të mbahet më 12 Mars 2018 në ora 18:00 ndërsa axhenda vijon si mëposhtë:

  • 6:00 pmNetworking
  • 7:00 pmFireside chat
  • 8:00 pmNetworking

Ju mund të rezervoni pjesëmarrjen tuaj përmes kësaj lidhjeje: https://www.startupgrind.com/events/details/startup-grind-tirana-presents-a-fireside-chat-with-hetem-ramadani#/

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion për inovacionin dhe zhvillim komunitar.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>