Lajmet

Startup Live Casting Prishtina, me 11 e 12 qershor

Jun 9 2011
0 Shpërndarje
Startup Live Casting Prishtina, me 11 e 12 qershor

Startup Live Casting Prishtina, organizohet për të dytën herë me radhë nga STARTeurope (Vjenë), Eciks (Vjene) dhe UNI Group (Prishtinp), ndërsa si synim ka grumbullimin e ekipeve të të rinjve të cilët kanë ide biznesi në një fazë të hershme, prej ku mund të marrin ndihmë prej të tjerëve dhe të vazhdojnë më tej biznes idenë e tyre, në një nivel tjetër më të avancuar.

Këto ide të biznesit do të jenë dhe duhet të jenë të sektorit të IT-së, profilit të uebit dhe teknologjisë mobile, dhe më pas ato do të prezantohen para biznesmenëve, investitorëve dhe partnerëve potencial. 

Trajnerët dhe ekspertët vendor e të huaj, të pranishëm në ngjarje do të ndihmojnë në zhvillimin e idesë së biznesit, në krijimin e ndërmarrësve të rinj, si dhe motivimin e tyre. 

Ajo që është më interesantja është se ekipet pjesëmarrëse do të marrin vlerësimin e ideve të tyre nga një panel i ekspertëve të cilët do të vendosin se kujt do t’i takoj çmimi i parë, e që është një biletë udhëtimi për pjesëmarrje në Festivalin Evropian të StartUp, që mbahet në Vjenë. 

Nëse jeni të interesuar për më shumë vizitoni këtë link http://www.startuplive.in/prishtina apo edhe faqen zyrtare në Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>