Lajmet

Startup Sauna në Prishtinë për të ofruar mundësi për sipërmarrësit dhe investitorët në datën 24 Mars

Mar 18 2015
0 Shpërndarje
Startup Sauna në Prishtinë për të ofruar mundësi për sipërmarrësit dhe investitorët në datën 24 Mars

startup-sauna-logoStartup Sauna quhet mundësia e radhës për sipërmarrësit dhe investitorët në Prishtinë që dëshirojnë të përfitojnë nga këshillat e trajnerëve të specializuar në fusha të ndryshme. Ky organizim do të mbahet në Universitetin Amerikan të Kosovës në kampusin Gërmia. Por cili është qëllimi i Starup Sauna në Prishtinë dhe çfarë prezanton kjo iniciativë?

Ky event është një iniciativë e Fondacionit Startup Sauna themeluar në shtator të 2012 me një mbështje të gjërë ndërkombëtare. U themelua nga 57 sipërmarrës dhe investitorët nga komunitetet. Qëllimi i këtij fondacioni është krijimi i një entiteti afat gjatë në mbështetje të misioni 20 vjeçar për të ndërtuar një ekosistem funksional të startup-eve. Fondacioni është i fokusuar në zhvillimin e disa aktiviteteve kyçe si:

Programi Startup Sauna Accelarator: një program pesë javor për startup-et më premtuese në shtete nordike, në Europën lindore dhe në Rusi.

Konferencat Slush: Një nga konferencat lider të startup-eve dhe investitorëve e cila organizohet çdo Nëntor.

Programi internship i Startup Life: Krijon mundësi për studentët më të mire duke i dërguar në startup-et më të mira në botë për të fituar eksperiencë.

Në Prishtinë do të mbahet eventi lokal i radhës për tu konkluduar më 25 Maj 2015 në Helsinki të Finlandës kur do të shpallet edhe startupi më i mirë. Eventi Startup Sauna i Prishtinës do të mbahet në datë 24 Mars ndërsa afati i fundit i aplikimeve është data 19 Mars. Prezantimet më të mira do të kenë mundësinë të jenë pjesë e Startup Sauna në Helsinki.

Axhena e dates 24 Mars do ti startojë në ora 9:00 dhe mbyllet në ora 16:00. Gjatë kësaj kohe do krijohen ekipet e startup-eve ku do të përfitojnë edhe trajnimet nga ekspertët. Nëse arrijnë të impresionojnë trajnerët, atëherë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në eventin e Helsinkit. Trajnerët që do të jenë pjesë e Startup Sauna në Prishtinë në datë Mars janë Moaffak Ahmed një sipërmarrës serial me eksperiencë 20 vjeçar në marketing në Europë, Amerikën e Veriut dhe Azi, Jan Erik Nyovaara një menaxher dhe bashkëthemelues i Helsinki Ventures, një akselerator startupi fokusuar në inovacionin dixhital dhe Kaj Hagros, një këshilltar dhe aktvist në shërbimet e medias, telekomunikacionit dhe shëndetsisë dixhitale.

Për të gjithë ata që e shohin si një mundësi të artë pjesëmarrjen në Startup Sauna, mund të klikoni në lidhjen e mëposhtme për të aplikuar. Ju kujtojmë edhe njëherë se data e fundit e aplikimeve është 19 Mars. Aplikoni në Startup Sauna (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>