Analiza

Startup Weekend, 260 event në 202 qytete në 67 shtete

Jan 6 2012
0 Shpërndarje
Startup Weekend, 260 event në 202 qytete në 67 shtete

Sipas statistikave të brendshme të ofruara ekskluzivisht për TechCrunch, organizata ka arritur të mbaj një total prej 260 eventesh në 202 qytete, në 67 shtete dhe përveç kësaj ka arritur të tërheq prapa vetës 21,316 njerëz, të cilët bashkërisht kanë krijuar 2,817 ekipe. 

Startups që janë krijuar gjatë eventeve të saj kanë arritur të mbledhin së paku 30 milion dollarë në rrugën e tyre gjatë vitit të kaluar, megjithëse CMO i Startup Weekend Joey Pomerenke thekson se ndoshta ka pasur edhe më shumë para të mbledhura por të cilat ende nuk dihen. 

Sipas informacioneve të TechCrunch, disa prej startups që kanë marrë fone janë: Zaarly, Scanadu, LaunchRock, Foodspotting dhe CLoudbot. Dy kompani edhe janë blerë: Keepstream dhe Volly.

Një person (Jon Rossi, organizator i Startup Weekend Denver dhe Boulder) e ka bërë edhe një tatuazh në pëkrahje të organizatës, ndërsa duhet theksuar se Google së fundi ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare globale me Startup Weekend për të ndihmuar në zgjerimin e operacioneve të saja. 

Pomerenke ka theksuar se viti 2012 do të jetë edhe më i fuqishëm dhe se pritet të ketë më shumë se 400 ngjarje të planifikuara gjatë këtij viti. Gjithashtu do të ketë edhe më shumë gjëra prej industries së edukimit, duke përfshirë shëndetësin, lojëra, media dhe gjëra tjera. 

 “Ka shumë të dhëna tjera të rëndësishme të cilat janë vendosur këtu, por disa tjera që janë shumë të rëndësishme për ne nuk mund të pëcillen, dhe këtu e kemi fjalën për ndikimin tonë në jetët e njerëzve që shkojnë në eventet tona. Kjo mund të përfshijë atë se a kanë mësuar një shkatësi të re, a kanë gjetur një bashkëthemelues, a kanë gjetur një punë apo janë inspiruar për të bërë hapin drejt ndëmarrësisë” u shpreh Pomerenke për TechCrunch.

Vlen të theksohet se gjatë vitit të kaluar me 2 – 4 Dhjetor, Startup Weekend ka mbajtur edhe eventin e parë në Prishtinë, gjatë së cilit kanë marr pjesë më shumë se 60 persona dhe janë punuar në 9 ide, dy prej të cilave janë në beta versionet e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>