Lajmet

Startup Weekend Battle u bënë thirrje ndërmarrësve të rinj

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Startup Weekend Battle u bënë thirrje ndërmarrësve të rinj

“Europe Startup Weekend Battle” është gara në kuadër të së cilës aplikimi është shumë i lehtë dhe mjafton vetëm të shkoni tek faqja e Euro SW Battle në Facebook dhe do të kuptoni më shumë detajet.

Kjo është ngjarja e parë e kësaj natyre dhe ndërlidhet drejtpërsëdrejti me të gjitha ekipet e Startup Weekend që janë mbajtur nëpër Evropë, duke iu bërë thirrje që të aplikojnë me idenë e tyre (duke vendosur aplikacionin me logon përkatëse, faqen, fotografinë e ekipit në faqen përkatëse në Facebook dhe gjithashtu duke dhënë një shpjegim të shkurtë) dhe të tentojnë të akumulojnë sa më shumë vota që është e mundur. 

Sipas sqarimit, 10 ekipet që arrijnë të marrin më së shumti vota do të përzgjidhen dhe do të ftohen të marrin pjesë në garën për prezantime që mbahet me 12 shtator në Londër, para investitorëve më kryesor të Evropës. Dhe natyrisht ekipi fitues do të marr një kurorë shumë atraktive (shifra e shpërblimit me të holla ende nuk është bërë i ditur) prej investitorëve, pastaj një aplikim të shpejtë në Startupbootcamp të radhës, etj. 

Fatkeqësisht vetëm kompanitë që janë themeluar apo lansuar në kuadër të ngjarjeve të organizuara nga Startup Weekend nëpër Evropë mund të marrin pjesë, kështu që të interesuarit nga Kosova apo Shqipëria nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë sepse një ngjarje e këtillë ende nuk është organizuar në Kosovë, megjithëse diçka të këtillë pati pak kohë më parë në Maqedoni.

Por mos harroni se mund të votoni më të pëlqyerin tuaj dhe ndoshta mund të inspiroheni për ndonjë startup tuajin që mund të ketë sukses, qoftë në Kosovë apo Shqipëri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>