Lajmet

Startup Weekend Tirana – Ekipet dhe idetë

Jun 9 2013
0 Shpërndarje
Startup Weekend Tirana – Ekipet dhe idetë

startup weekend tiranaStartup Weekend Tirana kaloi gjatë ditës së shtunë orët më intensive të eventit, finalizimin e ideve dhe fillimin e punës për realizimin e tyre.

Grupet e punës, të formuara tashmë, filluan të punonin mbi zhvillimin e ideve që kishin paraqitur një ditë më parë, duke kërkuar shpeshherë ndihmën e mentorëve për të parë nëse gjithçka ecte në rrugën e duhur apo duke dalë edhe terren për të mbledhur intervista të cilat do t’i ndihmonin të kuptonin më mirë kërkesat e përdoruesve.

Në total filloi puna për implementimin dhe ndërtimin e prototipeve për 15 ide të paraqitura nga rreth 65 pjesëmarrës. Të dielën në darkë, do të bëhet prezantimi i prototipeve të ndërtuara para një paneli të përbërë nga investitorë dhe sipërmarrës potenciale, ku do të jepet edhe vlerësimin për startup-in më të mirë të eventit.

15 ekipet dhe idetë e tyre

Gjeni.al

startup tirana 1Një uebfaqe e krijuar për të gjetur profesionistë (hidraulikë, elektriçistë, bojaxhinj etj.), të cilët punojnë në mënyrë të pavarur. Përdoruesit do të kenë mundësi të prenotojnë shërbimet e tyre përmes faqes ose të bëjnë një kërkesë e cila do të pasohet më vonë nga ofertat e profesionistëve, duke krijuar një mini ankand.

Grupi i punës: Adela Kallanxhi, Tomi Kallanxhi, Adil Maze, Aldo Hysenaj.

Express Library

Krijimi i një sistemi që do të realizojë rezervimin e librave në bibliotekën kombëtare. Përdoruesve do t’iu jepet një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim nga punonjësja e bibliotekës, të cilin mund ta përdorin për të hyrë në sistem, për të gjetur librat dhe për t’i rezervuar më pas ato, nëse janë të disponueshme. Faqja do të tregojë në kohë reale disponueshmërinë e librave në bibliotekë. Qëllimi është shmangia e pritjes për të parë nëse një libër gjendet apo jo në bibliotekë. Të njëjtat funksionalitete janë menduar të implementohen edhe në rastin e librarive.

Grupi i punës: Krista Drushku, Denisa Isufaj, Aldo Biturku, Egers Pustina, Anxhelo Bajrami, Ardit Prifti.

Lost in translation

Ndërtimi i një faqeje që do të shërbejë si pikëtakim mes përkthyesve dhe personave që kanë nevojë për përkthime. Praktikisht, një përdorues hyn në faqe me qëllim për të përkthyer një dokument. Ai do të ketë mundësi të zgjedhë mes përkthyesve të licencuar apo atyre që janë të aftë të bëjnë përkthime, por nuk disponojnë licencë. Secili përkthyes do të ketë profilin e tij personal së bashku me një vlerësim i cili jepet vetëm nga personat që kanë pasur mundësi ta vlerësojnë punën e tyre përmes përkthimeve. Pagesa do të bëhet 30% në momentin fillestar kur përkthyesi ka marrë materialin dhe 70% në fund, para dorëzimit të materialit të përkthyer.

Grupi i punës: Albi Sema, Erid Bejko, Floriana Mazreku, Oltjon Kodheli, Klevis Mino, Bruno Koçi.

BAAZAR

startup tirana 5Krijimi i një uebfaqeje ku bizneset mund të reklamojnë produktet e tyre, të prezantojnë ofertat dhe promocionet e tyre. Përdoruesit do të kenë mundësi të kërkojnë për produkte të ndryshme, duke specifikuar karakteristikat e tyre dhe sistemi do të shfaqë rezultatet në bazë të përputhjes së produkteve të disponueshme me kërkesat e tyre.

Grupi i punës: Albian Fezollari, Elvis Kasa, Marsel Preçi.

Electricity GUys

Prodhimi i rrymës elektrike nga valët e detit përmes një produkti të ndërtuar fizikisht dhe të testuar në Durrës.

Grupi i punës: Ermal Mullalli, Oltion Prifti, Shkelzen Hykaj.

Electric VirtualScheme

Vizualizimi i tensionit dhe dixhitalizimi i skemave elektrike. Qëllimi është që studentët apo punonjësit e monitorimit industrial të shohin përmes kësaj skede laboratorike dinamike, e cila është e shoqëruar edhe me një modul kontrolli, se si rrjedh tensioni në një sistem elektrik.

Grupi i punës: Kostandin Shalavaci, Sotir Bebi.

Albspeaker

startup tirana 4Krijimi i një programi që lexon shqip, me zë natyral dhe kompjuterik, si dhe në 10 gjuhë të ndryshme evropiane (vetëm me zë kompjuterik). Njëkohësisht realizohet edhe kontrolli i drejtshkrimit në shqip për tekstet që futen në sistem për t’u lexuar.

Grupi i punës: Kostandin Shalavaci, Sotir Bebi.

Ynot Albania

Krijimi i një motori kërkimi bazuar në imazhe. Përdoruesit do të kenë mundësi të ngarkojnë një imazh të realizuar nëpër botë dhe sistemi do t’iu paraqesë një vendndodhje të ngjashme në Shqipëri. Qëllimi është lidhja e turistëve të huaj potencialë me bizneset turistike shqiptare.

Grupi i punës: Teuta Ngjeliu, Orjada Gjoka, Genti Tola, Edi Bardhollari.

Farm & Fish

Ideja konsiston në bindjen e fermerëve që të realizojnë furnizimin e bimëve me ujin që vjen nga një akuarium me peshq, i cili mbahet po ashtu në fermë. Qëllimi është përdorimi i mbeturinave të

peshqve, të cilat janë të dobishme për bimësinë. Njëkohësisht grupi po punon për krijimin e një uebfaqeje që do të bëjë ndërlidhjen e fermerëve që e kanë implementuar projektin, me bizneset si dhe shfaqja e tyre në një hartë.

Grupi i punës: Warren Anderson, Kreshnik Arapi, Erigers Manoki, Iva Kertusha, Elton Domnori, Jetlir Izairi.

KUKIPATI

Ndërtimi i një uebfaqeje ku të bëhet raportimi i gjërave më të jashtëzakonshme që ndodhin në mbarë trevat shqiptare. Faqja do të shërbejë gjithashtu si një pikëtakim mes artistëve apo krijuesve të rinj dhe publikut. Njëkohësisht do të realizohen evente, organizime etj.

Grupi i punës: Agon Xharra, Albian Fezollari, Celeste Goncalves, Enxhi Tralo, Artemida Arapi, Ergi Pojani, Andi Agaraj, Idit Dalea, Amarildo Fecanji.

Shporta.com

startup tirana 3Krijimi një aplikacioni ueb, i cili bën krahasimin e ofertave që ekzistojnë në treg lidhur me produkte të ndryshme, kryesisht elektronike, për të cilat kërkon klienti, duke i shfaqur atij ofertat më të mira të mundshme. Klienti do të ketë mundësi njëkohësisht edhe ta rezervojë produktin.

Grupi i punës: Fatjon Sakiqi, Hari Dihoshi, Jetlir Izairi, Besjana Murakli.

Green Lovers

Qëllimi është vënia në pune e një platforme të vërtetë riciklimi si dhe zhvillimi i një fushate intensive sensibilizuese përmes internetit. Për të zbatuar në praktikë modelin e riclikimit, pra, sensizibilizimin e njerëzve për ndarjen e mbeturinave në bazë të llojit të tyre, do të synohen kryesisht shkollat e mesme dhe restorantet. Këto të fundit do të kenë mundësi të vendosin një poster ku të paraqiten ndaj klientëve si një biznes ambientalist, i cili zbaton riciklimin.

Grupi i punës: Juerald Hoxha, Enri Dervishi, Xhulia Muçaj, Gjergji Kokushta, Andi Çelhoka, Lorela Picari.

Virtual Learning

Ndërtimi i një platforme të mësimit elektronik ku pedagogët e universiteteve mund të japin mësim në distancë për studentët që nuk kanë mundësi të jenë të pranishëm në universitet. Platforma do të funksionojë si një aplikacion ueb që do të jetë pjesë e universitetit.

Grupi i punës: Rakip Rusi, Ilda Fishti.

Socialhood

Krijimi i një platforme për menaxhimin e aktiviteteve në lagje, ku mund të bëhen blerje nga dyqanet e afërta, të cilat i sjellin më pas produktet e tyre në shtëpi, shfaqja e reklamave apo ofertave të ndryshme. Përdoruesit, apo banorët e lagjes, do të kenë mundësi të shkruajnë artikuj, ndërkohë që

profesionistët mund të reklamojnë veten e tyre, duke shkruar mbi punët që dinë të bëjnë dhe pagesën për to. Faqja do të përmbajë gjithashtu edhe postimin mbi aktivitete që do të ndodhin së shpejti, diskutime apo sondazhe të ndryshme etj.

Grupi i punës: Kelvin Çobanaj, Anisa Ibrahimaj, Arieta Zahiri, Mateo Prifti.

Green – Social Network

Krijimi i një rrjeti social, synimi i së cilit është që duke qenë sa më aktiv, të arrish të fitosh para. Sa më shumë të ndërveprojnë përdoruesit me sistemin, aq më tepër para do të fitojnë ata. Përdoruesit do të regjistrohen me numrin unik nga pasaporta/karta e tyre e identitetit dhe, duke marrë një kod të caktuar të gjeneruar nga sistemi, do të paraqiten në bankë për të marrë kredencialet e llogarisë së tyre, nga ku do të tërheqin më pas edhe paratë e fituara.

Grupi i punës: Xhulian Hysollari, Elton Selimaj, Arnold Balla.

Online consulting

Duke u nisur nga fakti se shpeshherë njerëzit e kanë të vështirë të kërkojnë psikologë, grupi ka menduar të krijojë një faqe ku të bëhen këshillime online me psikologun, duke folur thjesht me zë me të apo duke komunikuar edhe me video. Pagesat do të bëhen në bazë të minutave që shpenzohen me psikologun.

Grupi i punës: Jutbina Katana, Viola Toda, Deivis Merdini. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>