Lajmet

Startup Weekend Tirana, këtë vit vjen me një edicion special në nëntor

Oct 30 2014
0 Shpërndarje
Startup Weekend Tirana, këtë vit vjen me një edicion special në nëntor

SW BanerTe vësh në jetë një ide biznesi është shumë e vështirë, dhe është dyfish e vështirë nëse punon vetëm. Startup Weekend është një rast i shkëlqyer për të krijuar një skuadër dhe për të ndërtuar një ëndërr në vetëm 54 orë. Ajo çfarë do t’i merrte dikujt një ose më shumë muaj për tu ndërtuar, mund të bëhet e mundur në një fundjavë falë ndihmës së skuadrës dhe ekspertizës së mentorëve.

Çfarë pritet të ndodh gjatë fundjavës Startup?

Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit global “Startup Weekend”, themeluar në vitin 2007, në Seattle. Formati është i njëjtë në të gjitha vendet që aplikohet: nis ditën e premte me seanca brainstorming, ku pjesëmarrësit motivohen të shprehin idetë e tyre të biznesit. Pas kësaj krijohen skuadra për të vënë në jetë këto ide biznesi. Gjatë orëve të fundjavës fokusi është mbi implementimin e ideve, testimin e tyre, si dhe ndërtimit të një produkti në miniaturë. Të dielën në darkë, pjesëmarrësit prezantojnë prototipet e tyre përpara një paneli ekspertësh. Në fund ndahen çmimet. Këtë vit sponsorët globalë si Google, Amazon, Up Global ofrojnë çmime shumë tërheqëse për pjesëmarrësit.  

Eventi është i hapur për sponsorë lokalë, prandaj ftojmë të gjitha ata që ndajnë të njëjtin pasion për teknologjinë e biznesin, për të kontribuar në suksesin e këtij eventi, duke kontaktuar në [email protected] ose http://tirana.up.co.

Startup Weekend Tirana këtë vit do të zhvillohet gjatë fundjavës 21-23 nëntor në Ministrinë e Mirëqenies Social edhe Rinisë. Ajo çka është speciale për këtë Startup Weekend është fakti se zhvillohet në Javën Globale të Sipërmarrjes. Gjatë kësaj fundjave do mbahen rreth 200 evente Startup Weekend në më shumë se 40 shtete. Fituesit e Startup Weekend Tirana do marrin pjesë në “Global Startup Battle”, eventi global që zgjedh “të mirët e më të mirëve”.

Kjo është një mundësi shumë e mirë që pjesëmarrësit të lançojnë idetë e tyre të biznesit jo vetëm lokalisht, por edhe në një shkallë globale dhe të konkurrojnë me fitues të tjerë të Startup Weekend në këtë konkurs ndërkombëtar. Fituesit që dalin nga Startup Up Battle iu ofrohet mundësia të shkojnë në New York, Teksas ose Silicon Valley, iu ofrohet asistencë nga ekspertë ndërkombëtarë në zhvillimin e biznesit, e shumë çmime të tjera.

“E gjitha kjo është e jashtëzakonshme dhe ne ndihemi krenarë që jemi pjesë e Global Startup Battle për herë të parë” – shprehet Aneida Bajraktari, organizatore e Startup Weekend Tirana të këtij viti dhe pjesëmarrëse në eventitn e parë Startup Weekend Tirana.

Startup Weekend është mënyra për t’i treguar të gjithëve se çfarë është e mundur. Ky event nxit përqasje e mënyra të reja dhe të ndryshme të të menduarit, fitimin e dijeve nëpërmjet praktikave inovatore, njohjen e njerëzve të cilët ndoshta kurrë nuk do të mund të takoheshin dhe do të ndihmojnë njëri-tjetrin të kthejnë në realitet ëndrrat e tyre. Dëgjoj shpesh të rinjtë, studentë apo të sapodiplomuar e profesionistë, që thonë se klima për sipërmarrjet në vendin tonë është shumë e ashpër, se mundësitë janë të pakta dhe konkurrenca e padrejtë. Të gjithë këtyre ëndërrimtarëve për sipërmarrje, sot do u thoja vetëm diçka: SWT është mundësia juaj e artë! – shprehet Marsida Vishkurti, bashkorganizatore.

Për studentët, të cilët historikisht kanë përbërë 50 për qind të pjesëmarrësve, kjo është një mundësi për të provuar guximin e tyre dhe për t’i hapur rrugë një të ardhmeje potencialisht të ndryshuar. Për programuesit, arkitektët, dizenjuesit, mësuesit, mjekët dhe profesionistët e fushave të tjera, është një mënyrë për të rindezur pasionin, për të mësuar metodologji të reja dhe për të fituar aftësi të vlefshme duke përdorur përvojën e tyre në një mjedis të pazakontë.

Ekziston një mit që Startup Weekend është vetëm për softuerë, ose që dikush duhet të jetë vetëm programues, marketer ose dizajner për të marrë pjesë. Në eventet e mëparshme rezultati kanë qenë startup-e të lidhura me mjedisin, turizmin, muzikën, modën e shumë industri të tjera. “Nëse dikush është i interesuar në startup-e, dëshiron të zgjerojë horizontet e veta, ose thjesht të provojë se çfarë mund të bëhet në një fundjavë, unë do t’i inkurajoja që të marrin pjesë në Startup Weekend Tirana. Ne gjithashtu mirëpresim çdokënd që dëshiron të testojë ujërat e sipërmarrjes në ambiente pa risk, ku çdokush përvesh mëngët dhe zhytet në botën aq interesante të biznesit – thotë organizatori Ergest Nako.

Aneida Bajraktari, Ergest Nako, Marsida Vishkurti, Elio Qoshi dhe Klajdi Turlla janë të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë dhe sipërmarrjes që do të sjellin këtë event në Tiranë. Ata shprehen të sigurtë se ky event do të kontribuojë në realizimin e ëndrrave të të rinjve shqiptarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>