Lajmet

Startupi Blocknify bëhet pjesë e Shkollës së Startupeve organizuar nga Y Combinator

Aug 23 2018
0 Shpërndarje
Blocknify e konsideron veten si zgjidhja e parë e-nënshkrimeve bazuar në teknologjinë blockchain për sigurimin e dokumenteve sensitive. Startupi Blocknify bëhet pjesë e Shkollës së Startupeve organizuar nga Y Combinator

Startupi i e-nënshkrimeve me bashkëthemeluesin Shqiptarin nga Kosova Dite Gashi, lajmëroi përmes Medium dhe Blocknify është bashkuar akseleratorit Y Combinator.

Përkatësisht ata janë përzgjedhur për Shkollën e Startupeve pranë Y Combinator ku një këshilltar do ti asistojë ata përgjatë kësaj periudhe.

Jo vetëm që do të mësojmë nga ekipi i Y-Combinator dhe të maturohemi në një kompani, por gjithashtu do të zgjerojmë rrjetin tonë brenda Luginës së Silikonit dhe më gjerë,” shprehej kompania.

Y-Combinator pranoi 15,000 startupe në Shkollën e Startupeve. Disa themelues startupesh thanë në rrjetin social Twitter se Y Combinator u kishte dërguar të Hënën e-mail-e pranimi për ti refuzuar pak orë më pas.

Y Combinator tha se kishte ndodhur një problem softueri dhe lajmi i mirë është se Blocknify është pranuar zyrtarisht.

Shkolla e Startupeve është një kurs 10-javor i cili do të edukojë themeluesit e rinjë sesa të rrisin dhe menaxhojnë startupin e tyre përmes video leksioneve nga sipërmarrës të njohur të tillë si Jan Koum, themelues i WhatsApp.

Programi i akselerimit të Y Combinator ka prodhuar kompani të suksesshme si Airbnb dhe Reddit.

Vitin e kaluar 2,800 kompani morën pjesë në Shkollën e Startupeve nga 13,000 aplikantë.

Nisur nga problemi që pati, Y Combinator do të pranojë të 15,000 startupet nga 3,000 që duhej të ishin pranuar në të vërtetë.

Blocknify e konsideron veten si zgjidhja e parë e-nënshkrimeve bazuar në teknologjinë blockchain për sigurimin e dokumenteve sensitive.

Pjesa më e madhe e ekipit përbëhet nga shqiptarë kryesisht inxhinierë softueri dhe zhvillues. /PCWorld Albanian

Tags >

Blocknify
Lajmet e fundit>