Vëzhgim

Statistika për enciklopedinë Wikipedia gjatë 10 viteve

Jan 19 2011
0 Shpërndarje
Statistika për enciklopedinë Wikipedia gjatë 10 viteve

The State of Wikipedia është një projekt që merr pjesë në historinë e enciklopedisë Wikipedia, statistikat e faqes dhe rezultatet e bëra nga një analizë nga Universiteti United Nations për enciklopedinë që nga marsi 2010.

Ky projekt gjithashtu  përfshin të dhëna nga Twitter, një vijë kohore e ndërlidhur nga përmendjet e emrit Wikipedia përgjatë tërë uebit dhe estetikë të mirëfilltë që e tipizon punën e JESS3.

Tërë materiali kreativ vjen nga anëtarët e skuadrës JESS3, që lëshuan faqen, duke përfshirë video dhe infografikë nën licensimin Creative Commons Attribution-ShareAlike.

JESS3 thotë që projekti “hulumton historinë e pasur dhe punën e brendshme të encliklopedisë të bazuar në ueb, por ai është gjithashtu një festim i përvjetori të dhjetë.”

“Me më shumë se 17 milionë artikuj në më shumë se 270 gjuhë, Wikipedia padyshim është bërë: një nga faqet më të vizituara dhe të mbështetura mbi uebin sot. Më shumë se një milion njerëz kanë ndihmuar për ta bërë faqen çfarë është sot,” shton JESS3.

The State of Wikipedia është vendosja e katërt në seritë “The State of” e bëra nga JESS3. Vendosja e parë, The State of Internet, doli rreth një viti më parë.

Shikoni videon e mëposhthme dhe infografikën përcjelëse, pastaj shkruani se çfarë ndikimi ka pasur Wikipedia në jetën tuaj deri tani./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>