Analiza

Statistikat e muajit prill tregojnë se Android KitKat po rritet me shpejtësi

May 4 2014
0 Shpërndarje
Statistikat e muajit prill tregojnë se Android KitKat po rritet me shpejtësi

gsmarena_001Sapo kaloi edhe një muaj tjetër dhe Google është mjaft i shpejtë në lëshimin e raporteve dhe statistikave dhe këtë herë bëhet fjalë për versionet e softuerit Android. Muaji prill tregoi se versioni KitKat fitoi 3.2 pikë, duke arriti në 8.5 % të pjesës së tregut për Android.

Tre versionet Jelly Bean patën rënie dhe ngritje në mesin e tyre, ku versioni 4.1 ra me 0.9 %, por mbetet më i adoptuari me 33.5 % të tregut. Versioni 4.2 aktualisht zgjeroi pjesën e tij të tregut me 0.7 % duke arritur në 18.8 %, ndërkohë që versioni 4.3 ra me 0.4 pikë përqindjeje dhe tashmë është kokë më kokë me KitKat me 8.5 %.

Siç mund ta prisni dhe shikoni të gjitha versionet po humbin pikë përjashto Android Jelly Bean. Android 4.0 Ice Cream Sandwich ra me 0.7 %, Gingerbread humbi 1.6 % dhe Froyo humbi 0.1 pikë përqindjeje. HoneyComb akoma ka mbetur në 0.1 % të tregut, dhe do të mbetet derisa Google të njoftojë zyrtarisht për “vdekjen” e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>