Lajmet

Statistikat gjinore të rrjeteve sociale

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Statistikat gjinore të rrjeteve sociale

womansmartphonesocialSipas një kërkimi statistikor të kryer nga FinanceOnline, me të dhëna të marra nga Pew, Nielsen dhe Burst Media (të njohura për statistika shumë pranë numrave realë), femrat janë ato që përdorin median dhe rrjetet sociale më shpesh dhe në më shumë mënyra nga sa i përdorin meshkujt.

Statistikat e tregojnë këtë dhe nuk është as për t’u habitur. Rasti i Pinterest, për shembull, ka një përdorim prej 33 % të femrave të rritura, ndërkohë që meshkuj janë vetëm 8% ata që e përdorin këtë rrjet social. Normalisht që jo në të gjitha rrjetet sociale ndodh e njëjta gjë, si në rastin e LinkedIn ku 24% e meshkujve e përdorin dhe ku femrat kanë një shifër prej 19%.

Për më tepër, femrat janë lider edhe në fushën e përdorimit në telefonë. Vlerësimi është që rreth 46% e femrave përdorin smartfonët e tyre për t’u regjistruar e për të bërë një “check-in” në një rrjet social. Meshkujt nuk janë shumë mbrapa, në numrin 43%. E njëjta gjë ndodh edhe me tabletët, ku 32% e femrave i përdorin tabletat për akses në rrjete sociale në krahasim me 20% të meshkujve.

Por ka akoma më shumë fakte interesante. Kërkimi gjithashtu zbuloi se femrat janë më të prirura që të ndërveprojnë me kompani të ndryshme më shumë se meshkujt. Më shumë se gjysma e femrave përdorin mediat sociale për të treguar mbështetjen e tyre për kompani të ndryshme, marka produktesh e për të përfituar nga ofertat e ndryshme, ndërkohë që meshkujt i përdorin mediat sociale më pak se gjysma për të njëjtin qëllim. Femrat gjithashtu preferojnë të komentojnë edhe në produktet e kompanive të tyre të preferuara, e kjo shumë më shumë se sa meshkujt. Edhe në sektorin e lajmeve, femrat udhëheqin me 58% e tyre që i marrin të rejat nga Facebook apo rrjete të tjera, me meshkujt me vetëm 43%.

Fakti që femrat janë përdoruese më aktive të rrjeteve sociale nuk është i ri. Për pesë vitet e fundit kjo ka qenë e njohur, por është vërtet një fenomen interesant që në vend të meshkujve, të jenë femrat ato që e drejtojnë një migrim teknologjik, e ky është migrimi nga desktopi në telefon, ku mediat sociale kohët e fundit po përqëndrohen akoma më shumë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>