Vëzhgim

Stephen Wolfram me vite grumbullon të dhënat e veta personale

Mar 11 2012
0 Shpërndarje
Stephen Wolfram me vite grumbullon të dhënat e veta personale

Për shembull ai ka regjistruar çdo shtypje në tastierë që ai ka bërë që nga viti 2002, duke përfshirë këtu 100 milionë (duke përfshirë 7 milionë shtypje të tastit për fshirje).

Ai e ka një arkivë të plotë të të gjitha emailave dhe ngjarjeve kalendarike në të cilat ai ka marrë pjesë që nga viti 1989.

Ai ka 1.7 milionë skedarë në sistemin e tij, me rezerva që nga viti 1980.

Ai ka mbajtur dhe skanuar mbi 230,000 pjesë të letrave.

Por në vend që vetëm të grumbullojë të gjitha të dhënat e tij, Wolfram e ka bërë një plan, duke zbuluar disa mostra interesante në punën e tij. Për shembull, sikur shumë njerëz, ai është duke dërguar mjaft shumë emaila pothuajse çdo orë gjatë të cilës ai është zgjuar, kështu që duke parë kohën e dërgimit të emailave orë për orë mund të zbulohet mostra e gjumit të tij.

Ai mund të projektojë pamjen e parë të funksioneve të reja të softuerit Mathematica në emailat e tij, duke ia mundësuar vetes shikimin e një ideje se sa kreativ ka qenë ai gjatë viteve.

Ai mund të projektojë se sa orë gjatë ditës ai i kalon në telefon dhe sa shpesh këto takime telefonike priren të fillojnë me kohë (përgjigja është: mjaft shpesh, kur ata kanë takime me njerëzit jashtë ndërmarrjes së tij, por jo shumë shpesh me takimet e brendshme).

Me siguri që edhe ju do të donit që t’i grumbulloni të dhënat e juaja dhe pas një kohe t’i krahasoni.

Do të ishim të kënaqur nëse do të mund të shihnim se cilat vegla ai ka përdorur për të grumbulluar dhe analizuar të gjitha të dhënat e tij personale./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>