Harduer

Stërvituni në mënyrë korrekte me pajisjen inteligjente Beast Sensor

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Stërvituni në mënyrë korrekte me pajisjen inteligjente Beast Sensor

gsmarena_001Deri në ditët e sotme kemi parë pajisje që vishen, të cilat na vijnë në ndihmë në aktivitetin fizik sidomos në atë kardiovaskular. Ato masin distancën e përshkruar, rrahjet e zemrës dhe kaloritë e shpenzuara nga trupi ynë. Shumica e këtyre pajisjeve janë të pavlefshme për pjesën tjetër të njerëzve, të cilët merren me peshëngritje me qëllim për shtimin e masës së tyre muskulare

Pajisja më e re me veshje, Beast Sensor, ndihmon në fushën e bodybuilding-ut dhe fitness-it duke njoftuar përdoruesit se sa të saktë janë ata në kryerjen e ushtrimeve. Zakonisht shumica e njerëzve, të cilët frekuentojnë palestrën nuk i ekzekutojnë në mënyrë korrekte ushtrimet, prandaj kjo pajisje me veshje ju vjen në ndihmë. Sensori, i cili e bën këtë pajisje të funksionojë lidhet më telefonin tuaj inteligjent duke transferuar informacione mbi saktësinë e ushtrimeve tuaja. Beast Sensor ka një veshje magnetike dhe mund të vendoset shumë lehtë në kyçin e dorës tuaj. Kjo pajisje mund të jetë shumë e përdorshme në fushën e fitness-it dhe bodybuilding-ut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>