Lajmet

Steve Ballmer: 500 milionë njerëz do kenë Windows 8 deri në 2013-ën, por ja ku gabon!

May 27 2012
0 Shpërndarje
Steve Ballmer: 500 milionë njerëz do kenë Windows 8 deri në 2013-ën, por ja ku gabon!

CEO i Microsoft-it, Steve Ballmer, tha se pret që 500 milionë njerëz të kenë Windows 8 deri në fund të vitit 2013. Por po të shikojmë historinë e shitjeve të Windows-it dhe rritjen e numrit të kompjuterave personalë (PC), do kuptojmë se kjo shifër është gabim.

Sipas agjensisë franceze të lajmeve “Agence France-Presse”, Ballmer tha se Windows 8 do të thotë “rilindje” e Windows-it (http://www.pcworld.al/ballmer-Windows-8-do-te-sjelle-rilindjen-e-microsoft/). Kjo agjensi raportoi se: “Ballmer parashikoi se më shumë se 500 milionë shfrytëzues do kenë Windows 8 deri në fund të vitit tjetër”

Duke u bazuar në shitjet e Windows 7 dhe rritjen e PC-ve, ky numër del se është shumë i fryrë. Le të bëjmë një llogaritje. Në muajin prill të vitit 2011, Microsoft-i njoftoi se 18 muaj pas daljes së Windows 7 janë shitur më shumë se 350 milionë licensa të këtij versioni. Kjo ishte më pak se 19,444,444 copë të shitura në muaj.

Windows 8 ka të ngjarë se do të dalë në shitje diku në muajin tetor të këtij viti, që do të thotë se ka më pak se 15 muaj për të përmbushur qëllimin e Ballmer-it. Le të supozojmë se Windows 8 do të dalë më 1 tetor dhe Microsoft-I do të ketë plot 15 muaj në dispozicion ta arrijë numrin e shitjeve prej 500 milionë copë. Kjo do të thotë se duhet të shesë 33,333,333 copë në muaj, një rritje kjo astronomike prej 71.4 % në krahasim me shitjet e Windows 7, që do të thotë një mision i pamundur.  

Microsoft-i nuk mund të llogarisë që rritja e PC-ve të shkojë në qiell gjatë vitit 2012 dhe 2013, sepse shitjet e PC-ve me Windows pritet të rriten vetëm në një mënyrë modeste. Jay Chou, analist i lartë për hulumtime te IDC Worldwide PC Tracker thotë: ”Viti 2012 dhe 2013 do të sjellë sfida të rëndësishme për Microsoft-in dhe komunitetin e PC-ve. Platforma Wintel (është platforë e Windows që punon në Intel dhe arkitetkurën x86 dhe është shkurtesë për Windows+Intel) duhet të zhvillohet për të akomoduar pritjet e informatikës së gjithëpranishme të një turme pajisjesh dhe parametrave fizikë. Windows 8 dhe ultrabook-ët janë një hap në drejtimin e duhur për ta rikapur rëndësinë e PC-ve, por premtimi për të futur në rrjet eksperiencën e tabletëve në trupin e PC-ve do të sjellë një periudhë të gjykimeve dhe gabimeve, duke patur parasysh se tregu i tyre do të ketë një rritje modeste në një të ardhme të afërt”.

Michael Dell thotë se bizneset nuk do të blejnë numër të madh të Windows 8, prandaj Microsoft-i nuk mund të shpresojë të ketë rritje në këtë drejtim. Analisti i BMO Keith Bachman thotë: “Windows 8 do të tregojë se do të jetë një zhgënjim, së paku jashtë porte”, duke menduar se ai ishte i zhgënjyer me versionin Windows 8 Preview.

Në fakt, nëse çdo PC që ka të instaluar Windows 8 do të shitet në botë për 15 muaj pas lançimit të Windows 8, Microsoft-i mund të mos e arrijë shifrën prej 500 milionë copë të shitura. Gartner, një kompani këshilluese dhe hulumtuese për informacion teknologjik, pret që shpërndarja apo shitja totale në mbarë botën e PC-ve me Windows 8 të jetë diku rreth 400 milionë në vitin 2013. Pra, si është e mundur shitja e 500 milionë kopjeve të Windows 8 për tre muaj në vitin 2012 dhe tërë vitin 2013?

Shitja e PC-ve është duke u dëmtuar dukshëm nga shitja e tabletëve, sidomos nga iPad-i, dhe kjo gjë nuk pritet të ndryshojë. Ballmer, sigurisht që në llogaritjen e tij përfshiu edhe shitjen e tabletëve me Windows 8. Por tabletët Windows janë shitur shumë pak dhe është shumë pak e mundshme që këta tabletë do të shiten në një numër të madh në krahasim me iPad-in.

Pra, ku e mori Ballmer-i këtë shifër? Sigurisht nga kapela e tij. Është mundësia që numri prej 500 milionë përfshin numrin e përgjithshëm të shfrytëzuesve që përdorin Windows 8 e jo ta blejnë atë. Microsoft-i zakonisht flet për shitjet totale që ka, por nuk përfshin numrin e njerëzve të cilët ndajnë një sistem operativ të tij.

Shumica e njerëzve nuk i kushtojnë shumë vëmendje deklarimeve të z.Ballmer, sepse ky është i njohur për ekzagjerimin e shitjeve. Por, puna e një CEO-je nuk është ekzagjerim dhe ai do t’i bëjë dëm Microsoft-it, nëse shifrat e tij nuk dalin siç parashikohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>