Lajmet

Steve Ballmer mban një ligjëratë motivuese gjatë ceremonisë së diplomimit në Universitetin e Uashingtonit

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Steve Ballmer mban një ligjëratë motivuese gjatë ceremonisë së diplomimit në Universitetin e Uashingtonit

2bllmr9878Aktet e dyta në biznes mund të jenë të vështira, posaçërisht kur të jenë aq të suksesshme sikur ato nga ish-CEO i kompanisë Microsoft, Steve Ballmer. Por vetëm disa muaj pas largimit nga posti i tij, Ballmer, duke qenë si ligjërues nismëtar me rastin e diplomimit të studentëve nga Universiteti i Uashingtonit gjatë të shtunës, ai na ka dhënë një shenjë se cili mund të jetë akti i tij i ardhshëm: ligjërues motivues. Përpara ligjëratës së tij, Ballmer, i cili u diplomua nga Universiteti i Harvardit, por u largua nga Shkolla e Biznesit e Stanfordit, i ishte dhënë një titull nderi, Doktor i Shkencës. Pas falënderimit të universitetit, Ballmer foli për 15 minuta për të dhënë këshilla për audiencën e përbërë nga të diplomuar dhe profesorë. Derisa e bëri audiencën të buzëqesh dhe të qesh, Ballmer mori një ton më serioz kur i listoi tri gjëra kyçe për sukses: Carpe diem (kape ditën), posedo një pikë vështrimi dhe bëhu i përkushtuar.

Carpe Diem

“Unë nuk e di se çfarë më largoi mua nga shkolla e biznesit dhe që shkova në Microsoft,” tha Ballmer. “Prindërit e mi menduan që unë isha duke e provuar një punë. Asnjëri nga ta nuk e përfundoi kolegjin dhe ata menduan që Microsoft ishte një ide e “egër”. Unë isha me fat, unë e kapa ditën.”

Posedo një pikë vështrimi

Për ta theksuar këtë pikë, Ballmer e përmendi bashkëthemeluesin e Twitter-it dhe themeluesin e Square, Jack Dorsey. “Unë pak e njoh atë djalë, por unë e respektoj historinë e tij,” tha Ballmer, pas të cilit ai përshkroi disa nga përpjekjet e hershme të mirë-publikuara që përfundimisht çuan në produktet më të njohura të teknologjisë nga Dorsey. “Pika e vështrimit krijon mundësi,” tha Ballmer.

Bëhu i përkushtuar

“Kur Microsoft së pari vendosi që dëshironte të shiste softuerë në biznese, njerëzit na treguan që ne nuk mundemi,” tha Ballmer, duke rikujtuar ditët e hershme të kompanisë dhe rezistencën në të cilën hasi nga entitetet me autoritet në vitet 1980. Por më pas Ballmer, i vetëdijshëm që jo çdokush në audiencë mund të jetë i familjarizuar me historinë epike të kompanisë Microsoft, e zgjeroi përfshirjen e asaj që nënkupton të “jesh i përkushtuar”.

“Jashtë realitetit të biznesit, mendoni për Nelson Mandelan,” tha Ballmer. “Vetëm mendoni për atë rast. Lufta e vazhdueshme, e pandërprerë, afat-gjate kundër apartheid-it që më në fund u shpagua… Mundësia ka të bëjë me kapjen kur është atje. Është rreth posedimit të një pike vështrimi. Por është po ashtu për durim dhe vendosmëri. Gjërat nuk do të vijnë domosdo tek ju – “puuf” – menjëherë dhe brenda natës. Ju duhet të jeni të vendosur dhe larg-pamës.”

Nëse e shikoni videon, shikoni me kujdes fytyrat e stafit të universitetit në këtë pikë, ku shumë prej tyre duken aq të frymëzuar sikur çdo person që është duke diplomuar në atë ditë. Steve Ballmer mban një

ligjëratë motivuese gjatë ceremonisë së diplomimit. Për ta përmbyllur, Ballmer iu drejtua dy folësve të mëhershëm të ulur në skenë për ta nxjerrë një pikë të fundit. “Dy nga ju djem thatë që ju ishit 22 dhe respektivisht 30 vjeç dhe nuk e dini se çfarë do të bëni pas diplomimit?” tha Ballmer. “Unë jam 58 vjeçar dhe as unë nuk e di sërish se çfarë jam duke bërë!”

2bllmr9878“Unë jam duke shikuar se çfarë ka tutje,” tha Ballmer. “Si do të shërbej teksa shkoj përpara. Qeveri, shërbime të tjera – jo si politikan, sigurisht ajo s’është për mua, ju mund ta thoni atë. Por kërkimi për mundësi nuk ndalon.” Ballmer nuk ishte figura e vetme madhore në ligjërata të tilla gjatë diplomimit gjatë fundjavës. Gjatë të dielës, ish-kolegu i Ballmer-it, bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, dha një ligjëratë prej 25 minutave, së bashku me gruan e tij Melinda-n, për klasën e të diplomuarve në Universitetin e Stanford-it. Gjatë ligjëratës së tij, Gates e përmendi Afrikën e Jugut si një mundësi për mësime jetësore për të diplomuarit.”

Gjatë të shtunës, në Universitetin e Kalifornisë në Irvine, presidenti amerikan Obama dha një ligjëratë për të diplomuarit që u përqendrua në ndryshimin e klimës. Natyrisht, arti i ligjërimeve nga persona të suksesshëm, është një praktikë mjaft e nderuar. Por ligjërata e parë publike pas daljes nga Microsoft nga Ballmer ishte mjaft e veçantë.

Gjatë tërë këtyre viteve të shitjeve të softuerëve të zhvilluar nga Microsoft për publikun skeptik me gjasë kanë zhvilluar shkathtësitë e tij prej oratori dhe aftësisë për të frymëzuar, pavarësisht nga tema. Duke u bazuar nga performanca gjatë të shtunës, që kishte të bënte pak me teknologji, nëse Ballmer vërtet është duke shikuar se “çfarë të bëjë në të ardhmen,” atëherë ai mund ta shqyrtojë rolin për t’u bërë një ligjërues motivues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>