Lajmet

Steve Ballmer: Microsoft dhe Apple janë të specializuara në vetëm dy gjëra

May 5 2014
0 Shpërndarje
Steve Ballmer: Microsoft dhe Apple janë të specializuara në vetëm dy gjëra

screen-shot-2014-05-04-at-1-31-56-pmSteve Ballmer, i cili sapo u bë aksionari numër një në kompaninë Microsoft pasi kaloi Bill Gates-in, ka mbajtur një profil relativisht të ulët që kur e ka lënë zhvilluesin softuerik. Sidoqoftë, ai dha një ligjëratë në mars në Oxford Union – ku disa momente më interesante janë postuar në YouTube. “Unë jam nervoz,” tha Ballmer gjatë fjalimit të tij, ku ai tregoi se ishte fjalimi i parë i tij që kur u largua nga Microsoft në muajin shkurt. “Mund të jetë e fundit, gjithashtu, nëse nuk shkon mirë.”

Në ligjërim, ai foli për Microsoft dhe Apple si kompani që janë të specializuara në vetëm dy gjëra. “Ata janë një kompani e shkëlqyer sepse ata bënë dy truqe,” tha Ballmer për Apple, siç raporton GeekWire. “Ne jemi një kompani e shkëlqyer sepse ne bëmë dy truqe.”

Sipas Ballmer-it, truqet e Apple-it ishin Mac-u dhe teknologjia e ndjeshme në prekje në pajisjet e vogla, duke filluar nga iPod-i. Të Microsoft-it, sipas llogaritjeve të tij, ishin kompjuteri personal dhe më pas adoptimi i asaj teknologjie nga bizneset. Truku i tretë nga Microsoft duket të jetë pak më i ndërlikuar.

“Ne kemi bërë dy truqe dhe ato do të vazhdojnë për shumë vite,” tha ai. “Por në industrinë tonë, ju duhet ta bëni një truk të tretë.” Ballmer pritet të mbajë muajin e ardhshëm një ligjëratë diplomimi në Universitetin e Uashingtonit.

Ja se çfarë tha ai për Facebook-un dhe YouTube-in

Dhe ja se çfarë thotë për softuerin me burim të hapur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>