Biznes

Steve Ballmer optimist për shitjen e pajisjeve Windows Phone

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Steve Ballmer optimist për shitjen e pajisjeve Windows Phone

Kemi qenë dëshmitarë se përpjekja e parë e Microsoft-it në krijimin e një ekosistemi të tretë ka dështuar.

Windows Phone 7 në dy vitet e saj të ekzistencës dhe shtytjes nga ana e vet Microsoft-it ka marrë mezi 2% të pjesës së tregut.

Tentimi i dytë quhet Windows Phone 8 i cili me risitë e shumta dhe rregullimet e të metave të pasardhësit të tij lëviz drejt një beteje tjetër për konsumatorët.

Shefi ekzekutiv i Microsoft-it Steve Ballmer, performon me një optimizëm edhe më të madh, sesa ishte rasti i dy viteve më parë dhe paralajmëron rritje të shpejtë të shitjes së pajisjeve me Windows Phone 8.

“Ende jemi të vogël, por me punën që kemi bërë me Nokia, HTC, Samsung dhe të tjerët…ekziston mundësia për krijimin e pjesëmarrësit të tretë të fortë në tregun e smartfonëve”,- deklaroi Ballmer në Tel Aviv gjatë lançimit lokal të Windows 8.

Duhet thënë se kësaj radhe, me një shumë të majme të të hollave të cilat përsëri do të investohen në marketing, Microsoft-i synon në rritjen e pjesës së saj të tregut.

Ndërkohë, Windows 8 dhe Windows RT me ndërfaqen e tyre “metro” të cilën Microsoft tashmë e quan “moderne” do të duhej ta popullarizojë edhe më shumë këtë koncept dhe përdoruesit t’i ofrojë edhe me platformën Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>