Vëzhgim

Steve Ballmer pret shiritin për “Imagine Cup 2011”

Jul 9 2011
0 Shpërndarje
Steve Ballmer pret shiritin për “Imagine Cup 2011”

Steve-BallmerJon Perara, Menaxher i Përgjithshëm i Programit Akademik të Microsoft mirëpriti ekipet dhe u soll si mjeshtër i ceremonisë për një orë me të plotë. CEO i Microsoft, Steve Ballmer gjithashtu u shfaq në skenë me një entuziazëm të zakonshëm, duke përshëndetur ekipet dhe duke rikujtuar se ishte hera e parë e tij që po merrte pjesë në një Imagine Cup.

“Cloud është një çështje madhore” tha Ballmer. “Ajo po ridizajnon mënyrën sesi aplikacionet po shkruhen dhe zhvillohen. Në botën e cloud, barrierat e shkrimit dhe shpërndarjes mungojnë”.  Këtë gjë e kanë në mendjen e tyre pjesëmarrësit e Cloud, dhe siç e dini vitin e kaluar Windows Azure luajti një rol të rëndësishëm në mesin e ekipeve pjesëmarrëse. 

Arthur VanderVeen, CEO i Zyrës së Inovacionit në Departamentin e Edukimit të qytetit të Nju Jorkut, foli për ofrimin e edukimit për 1.1 milion studentë, dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të atyre që janë në shkollat teknike si Brooklyn Technical High School.

Mysafir gjithashtu ishte edhe Jeffrey Sachs, drejtor i Institutit të Tokës që foli për zgjidhjen e sfidave të ndryshme anembanë botës, dhe Dennis Crowley CEO i Foursquare që foli rreth asaj se çfarë eksperience është të udhëheqësh një startup. Kjo ishte mjaft e rëndësishme sepse secili konkurrentë në Imagine Cup është duke e bërë këtë gjë. 

Në përgjithësi ka një entuziazëm mjaft të mirë rreth konkurrencës dhe ekipet janë të etura për të treguar idetë e tyre dhe për të fituar, duke treguar sesi teknologjia mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të vështira. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>