Biznes

Steve Ballmer: Shitjet e Surface janë modeste

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Steve Ballmer: Shitjet e Surface janë modeste

Si Windows 8, ashtu edhe Microsoft Surface janë në shitje prej më tepër se dy javësh dhe pyetja e të gjithëve është: si po shkojnë shitjet?

Edhe pse shefi ekzekutiv i kompanisë i kompanisë, Steve Ballmer, ka deklaruar se kompania ka shitur 4 milionë kopje të Windows 8 në fundjavën e parë, e vetmja gjë që ai tha mbi shitjet e Suraface ishte se ato ishin “modeste” për momentin.

Ballmer i bëri këto komente për francezen Le Parisien kur ndodhej në Paris për të promovuar lançimin botëror të Windows 8. Ai tha për gazetën se shitjet janë fillimisht modeste, duke nënkuptuar se tableti nuk ka qenë një hit për Microsoft-in.

Surface Pro, pritet të jetë versioni i ri i tabletit

Ballmer përfitoi nga rasti për të folur përciptazi mbi versionin e ri të tabletit, Surface Pro.

Ai do të ketë një rezolucion më të lartë ekrani, do të përmbajë një procesor Intel, duke bërë të mundur kështu ekzekutimin e aplikacioneve të dizajnuara për versionet e vjetra të Windows.

Ende nuk ka një datë lançimi apo çmim zyrtar nga Microsoft. Thuhet se Surface Pro do të konkurrojë me Ultrabook-ët.

Gjithsesi, Surface ka marrë përgjithësisht kritika pozitive. Pjesa më e madhe e analistëve kanë pëlqyer shumë karakteristika të tij, përfshi dizajnin dhe ndërfaqen me Windows 8, edhe pse aplikacionet janë për momentin të pakta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>