Vëzhgim

Steve Ballmer thotë se nuk ka rrezik nga ndryshimi i tregut

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Steve Ballmer thotë se nuk ka rrezik nga ndryshimi i tregut

Ballmer ka thënë se sistemi operativ Windows, që tani për tani është më i shfrytëzueshmi tek kompjuterët personal të botës, do të veçohet edhe në racën e re të kompjuterëve tablet të ndjeshëm në prekje.

“Pavarësisht se çfarë do të bëni me atë pajisje në kohëra të ndryshme, do të ketë njerëz që detyrimisht do të dëshirojnë një pamje të familjarizuar dhe të ngjashme me Windows” tha Ballmer në konferencën “All Things Digital” gjatë ditës së enjte, ku ai u paraqit në skenë së bashku me shefin e arkitekturës së softuerit të Microsoft, Ray Ozzie.

Apple ka marr udhëheqjen në tregun e tabletave, duke shitur më shumë se 2 milion tablet iPad në pothuajse 2 muaj dhe së fundi kjo kompani ka tejkaluar edhe vlerën e Microsoft.

“Nuk ka asgjë të keqe për ne në këtë trend” tha Ballmer në lidhje me shijet  e konsumatorëve rreth pajisjeve të reja si tablet apo smartphone.

“Ne jemi duke kaluar nga një pjesë e një bote të mirë për ne në një pjesë tjetër të kësaj bote, që mund të jetë edhe më e mirë për ne”, tha ai.

Ballmer gjithashtu tha se biznesi në vendet në zhvillim ka filluar të kthehet në profit dhe shpenzimet e bizneseve në teknologji duket se po rikthehen.

Lajmet e fundit>