Siguri

Steve Jobs: Apple iPhone nuk përgjon përdoruesit

Apr 26 2011
0 Shpërndarje
Steve Jobs: Apple iPhone nuk përgjon përdoruesit

Çështja e përgjimit kishte prekur mjaft shumë ndërgjegjien e publikut gjatë javës së kaluar, kur dy hulumtime u publikuan në një postim në blog që thonin se pajisjet e ndërmarrjes Apple si iPhone janë duke përgjuar se ku keni qenë dhe duke i dërguar ato të dhëna në një skedar të pasigurtë në pajisjen tuaj. Postimi gjithashtu tha që skedari mund të jetë i qasshëm në çdo kompjuter në të cilin ju keni sinkronizuar telefonin tuaj.

Një lexues i MacRumors i dërgoi Jobs-it një email për të kërkuar sqarime rreth kësaj çështje. Apple kishte heshtur rreth këtyre thënieve deri tani.

“Steve, a do të mund të na shpjegoni nevojën e veglës për përgjim të vendndodhjes të vendosur në iPhone-in tim?” shkruhej në email. “Është si një lloj demoralizimi njohja e vendndodhjes time të saktë e cila është duke u inçizuar gjatë tërë kohës. Ndoshta ju mund të hedhni pak dritë për mua përpara se unë të kaloj në një Droid. Ata nuk më përgjojnë mua.”

Jobs u përgjigj me një përgjigjie përmbledhëse.

“Oh po ata e bëjnë këtë,” u përgjigj ai. “Ne nuk e përgjojmë askënd. Informatat që po qarkullojnë përreth janë të pavërteta.”

Ndërmarrje të tjera janë gjithashtu të përqendruara në përgjimin e të dhënave për vendndodhje të përdoruesve. Është pranuar q Google përgjon vendndodhjen e përdoruesve të pajisjes Android. Microsoft tregoi që telefonat Windows nuk e ruajnë historinë e vendndodhjes. Nokia, RIM dhe HP nuk janë përgjigjur kërkesave për raportin e tyre me të dhënat për vendndodhje të celularëve të tyre./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>