Analiza

Steve Jobs donte t’iu ofronte të gjithëve amerikanëve internet falas

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Steve Jobs donte t’iu ofronte të gjithëve amerikanëve internet falas

f99cad9f91c9067284b6ab5395e629a002a15299Ju mund ta lidhni “Apple” me produkte të shtrenjta, por besojeni ose jo, bashkëthemeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs, ishte i magjepsur me idenë e dhënies se internetit (Wi Fi) falas për çdokënd në Amerikë.

Sipas Walt Mossberg, një gazetar i njohur i teknologjisë, që kishte lidhje të ngushta me Jobs, ideja e tij nuk ishte Wi Fi falas vetëm në kompaninë e tij, por për të gjithë amerikanët. Pavarësisht kësaj në vitin 2007 Steve Jobs parashikoi një skenar të ngjashëm me atë që është sot në Amerikë, Wi Fi falas në qendrat komerciale dhe qendrat e banuara jo vetëm për banorët, por edhe për kalimtarët.

Mossberg publikoi në një faqe interneti një pjesë të një bisede të tij me Steve Jobs ku ai shprehej se ishte i nevrikosur me rrjetin celular aq shumë të limituar në vitin 2007. Jobs e dinte se një avantazh i iPhone ishte opsioni Wi fi dhe ai donte që të gjithë përdoruesit e tij të kishin akses për një internet të shpejtë gjatë gjithë kohës.

Mossberg tha: “ Jobs e kuptonte më së miri nevojën për siguri, por ai ishte i vendosur të gjente një mënyrë për të përhapur internet falas dhe të sigurt. Ai gjithashtu tha se donte që në këtë projekt të përfshinte dhe kompani të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>