Vëzhgim

Steve Jobs e bënë “horë” teknologjinë e Adobe

Apr 30 2010
0 Shpërndarje
Steve Jobs e bënë “horë” teknologjinë e Adobe

Në postim në web faqen e Apple, Jobs vendosi një listë të arsyeve pse këto aplikacione nuk përkrahin Flash, që është një format që përkrahë video, animacione, lojëra dhe përmbajtje tjera dhe që është krijuar nga konkurrenti teknologjik Adobe.

Disa bloger të teknologjisë kanë kritikuar Apple se nuk ka përkrahur Flash në pajiset e saja mobile, duke përfshirë iPad, iPhone dhe iPod. Por Jobs ka thënë se Adobe Flash është një format i së kaluarë.

Performanca, jo strategjia e biznesit, udhëheq vendimet e Apple për të mos përdorur formatin, është shprehur ai.

“Flash ishte krijuar gjatë kohës së PC-së, për PC dhe minj” shkroi ai në një postim. “Flash ishte një biznes i suksesshëm për Adobe, dhe ne mund të kuptojmë pse ata dëshirojnë të kalojnë përtej PC-së. Por era mobile ka të bëjë me pajisje që shpenzojnë më pak energji, që kanë ndërfaqe të ndjeshme në prekje dhe standarde të webit të hapur – ku që të gjitha janë zona ku Flash ka mungesa të mëdha””

Adobe është ankuar se biznesi i saj “mund të dëmtohet” me vendimin e Apple për të mos përdorur formatin.

Jobs ka vendosur një listë të arsyeve specifike pse Apple nuk përdor Flash. Disa prej më interesanteve janë këto:

  • Përdoruesve të iPhone, iPod dhe iPad nuk po u mungon video
  • Produktet e Apple punojnë më mirë pa Flash.
  • Flash është arsyeja numër një pse Mac bllokohet
  • Flash nuk është krijuar për pajisje me ekrane të ndjeshme në prekje
  • Shumë web faqe Flash bazohen në “rollover”, që paraqesin meny apo elemente tjera kur shigjeta e miut kalon mbi një pikë specifike. Ekranet e Apple nuk përdorin “rollover”.

Dhe më e rëndësishmja, Jobs tha se Flash ngadalëson zhvillimin e aplikacioneve. “Ne nuk mund të jemi në mëshirën e palëve të treta që të vendosni nëse dhe kur ata do të bëjnë avancimet tona të gatshme për zhvilluesit tanë”.

Çfarë mendoni ju? A ka të drejtë Jobs apo duhet Apple të përkrahë Flash në pajisjet e saja?

Lajmet e fundit>