Lajmet

Steve Jobs, shefi ekzekutiv “më i vlefshëm” në botë

Mar 29 2010
0 Shpërndarje
Steve Jobs, shefi ekzekutiv “më i vlefshëm” në botë

“Ndoshta CEO-ja më i vlefshëm në botë është Steve Jobs i Apple, siç mund të raportohet edhe nga rëniet e stoqeve pas lajmeve në lidhje me problemet e tij shëndetësore” thuhet në raportin e marrë nga AppleInsider.

“Apple së fundi ka arritur një rekord, me një vlerë tregu që kalon mbi 200 miliard dollarë, një reflektim i besimit të rrugës që një Jobs i shëndetshëm (së paku prej asaj që shohim) vazhdon të mbajë Apple para në lojë. Jobs llogarit diku për rreth 25 miliard dollarë apo më shumë të vlerës së tregut të Apple”.

Barron’s gjithashtu insistoi se çfarëdo liste me CEO-të “më të respektuar” do të duhej të fillojë me Jobs, i cili me rikthimin e tij “përrallor” në kompani “shpëtoi me triumf” atë nga vdekja dhe shkatërrimi.

“Mac ishte dhe është brilant, por ai ishte vetëm fillimi. Me iPod, iPhone, iTunes dhe App Store, Apple ka detyruar ndryshime dramatike në muzikë, film dhe biznes wireless. Me iPad dhe iBookstore, ai po kapën pjesën tjetër të industrisë, duke përfshirë libra tekstual, bestseller dhe gazeta”.

Duhet përmendur se Jobs është emërtuar edhe si CEO-ja “me performancën më të mir” nga Harvard Business Review, në dhjetor të vitit të kaluar, duke rritur kapitalin e tregut të Apple në mbi 150 miliard dollarë gjatë 12 viteve në detyrë.

Përveç kësaj, Frotune se fundi emëroi Jobs-in, CEO të dekadës, sepse transformoi kompaninë e tij në një “lider novator të teknologjisë” dhe e bëri atë kompaninë “më të vlefshme” në Silicon Valley.

Lajmet e fundit>