Softuer

Steve Jobs shpjegon pse prapavija e iOS4 nuk funksionon në iPhone 3G

Jun 22 2010
0 Shpërndarje
Steve Jobs shpjegon pse prapavija e iOS4 nuk funksionon në iPhone 3G

Një lexues i Gizmodo e quajtur  Erica, i ka dërguar Steve Jobs-it një email, duke e pyetur atë pse nuk ka prapavija në iPhone 3G, kur bazohet në iOS4 dhe ajo ka marrë një përgjigje, të cilën mund ta lexoni më poshtë.

“Hej Steve! Sapo përditësova iPhone 3G-në tim në iOS 4 dhe mezi kam pritur të vendos një prapavijë në ekranin tim kryesor. Por kjo nuk duket se po ndodh dhe do të dëshiroja ta di pse.

E di pse nuk keni përfshirë multitasking, sepse iPhone im nxehet mjaft shumë kur lëshojë disa aplikacione të caktuara, e nuk kam nevojë ta imagjinojë sesa do të ngrohej iPhone im nëse do të përkahej multitasking.

Por prapavija, nuk e di pse do të ndikonte në memorie apo në bateri. Nuk më duket e arsyeshme pse kjo veçori të jetë ekskluzive për 3GS dhe 4G.

Shpresoj se ky e-mail të gjejë në shëndetë të mirë.

Erica.

Dhe Steve Jobs u përgjigj.


“Animacionet e ikonave me prapavijë nuk performuan ashtu siç është dashur”.

Por të theksojmë një gjë këtu. Nëse i bëni JailBreak iPhone 3G-së suaj me iOS 4, kjo veçori do të funksionojë, dhe nuk duket se ka probleme në lidhje me këtë. Jailbrake i iOS 4 ka ndodhur madje në ditën e parë kur është paraqitur iOS 4. Deri më tani përkrahet vetëm jailbrake për 3GS, të cilën mund ta shikoni prej këtu, por mos u ngutni!

iPhone Dev Team ka bërë të ditur se janë duke përgatitur  një lirim të iOS4 brenda javëve në vazhdim, dhe nëse kjo ndodh atëherë procesoi i jailbrake sigurisht do të rergullohet dhe ndoshta do të paraqiten edhe opsionet për jailbrake të iPhone 4.

Lajmet e fundit>