Harduer

Steve Jobs thekson se bota po çmendet pas iPhone 3G S

Jun 22 2009
0 Shpërndarje
Steve Jobs thekson se bota po çmendet pas iPhone 3G S

Vetëm të shpresojmë se kompania nuk është duke dhënë gjashtë milion letra me vlerë 30$ për përdoruesit që nuk janë në gjendje të riaktivizojnë celularin e tyre pas shkarkimit të rifreskimit të sistemit operativ.

”Konsumatorët janë duke votuar dhe iPhone po fiton” tha shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs. “Me mbi 50.000 aplikacione të gatshme për dyqanin revolucionar të Apple, App Store, momenti i iPhone është më i fuqishëm se kurrë” deklaroi Jobs, gjatë një telefonate pasi që ende nuk është kthyer në punë pas operacionit të veshkës.

Gjashtë milion azhurnime brenda pak ditësh është një statistikë vërtetë mbresëlënëse duke konsideruar se analistët më optimist kanë parashikuar një numër të përafërt me 600.000.
Jemi të sigurt se Apple ka bërë auditimin e këtyre shifrave për të vërtetuar këto pretendime mbresëlënëse.

Lajmet e fundit>