Lajmet

Steve Wozniak nuk e pëlqen Sirin

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Steve Wozniak nuk e pëlqen Sirin

Steve Wozniak, njëri ndër bashkëthemeluesit e kompanisë Apple, siç duket nuk e sheh si shumë të arritur softuerin Siri, ndihmësin personal që kontrollohet me zë.

“Shumë njerëz thonë Siri. Unë them poo-poo,” tha Wozniak për Times Union gjatë një vizite në fermën e kuajve në periferi të Nju Jorkut.

Sipas letrës dhe një videoje, Wozniak tha se është dashamirës i madh i programit përpara se ai të blihej nga ndërmarrja Apple në vitin 2010, duke thënë që ai ishte në gjendje të merrte përgjigjje të shkëlqyera për pyetjet si “Cilat janë pesë liqenet më të mëdha në Kaliforni?” dhe “Cilët janë numrat e thjeshtë më të mëdhenj se 87?”.

Apple lajmëroi gjatë ditës së martë në Konferencën e vet Mbarëbotërore për Zhvillues që Siri, i cili për momentin funksiononte vetëm në modelin më të fundit të iPhone, do të jetë i qasshëm edhe në iPadin e ri kur ai të azhurnohet në version e ri të sistemit operativ iOS 6, që pritet të lëshohet gjatë kësaj vjeshte.

Apple zbuloi që është duke punuar në Eyes Free, që paraqet një program për automjete të integruar në Siri. Sipas Engadget, Siri do të mund të lidhej me automjete të shumë prodhuesve gjatë vitit tjetër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>