Vëzhgim

Steve Jobs largohet përkohësisht nga Apple

Jan 17 2011
0 Shpërndarje
Steve Jobs largohet përkohësisht nga Apple

Në një e-mail dërguar ekipit të Apple, Steve Jobs ka njoftuar se me dëshirën e tij bordi i drejtorëve i ka dhënë të drejtën e pushimit mjekësor, në mënyrë që ai të fokusohet më shumë rreth shëndetit të tij. “Unë do të vazhdojë detyrën e shefit ekzekutiv dhe do të vazhdojë të jem i përfshirë në vendimet e mëdha strategjike të kompanisë” thekson më tej në e-mailin e tij Jobs.

“Unë kam kërkuar nga Tim Cook që të jetë përgjegjës për të gjitha operimet ditore në Apple. Unë kam besim të madh se Tim dhe pjesa tjetër e ekipit menaxherial ekzekutiv do të kryejnë planet ashtu siç kemi parashikuar për vitin 2011”. Ai më tej shtoi se shpreson të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa në anën tjetër ka kërkuar mirëkuptim për atë dhe familjen e tij.

Detaje tjera rreth largimit të tij nuk janë dhënë, ndërsa gjithashtu nuk është konfirmuar as numri i ditëve që do ta mbajnë Steve Jobsin larg prej Apple. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>