Analiza

SteveJobs nuk kishte interes në ndërtimin e një seti televiziv

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
SteveJobs nuk kishte interes në ndërtimin e një seti televiziv

stevejobs.0_standard_800.0Ideja e një televizioni të prodhuar nga Apple ka qenë njëra nga thashethemet më të mëdha që kanë qarkulluar rreth kompanisë. Ky Nocion bëri bujë për vite me radhë, duke marrë shtytje nga përfshirja në biografinë e SteveJobs-it të shkruar nga WalterIsaacson.

Sidoqoftë, një libër i ri që përqendrohet fuqishëm për udhëheqjen e Apple nën Tim Cook përmban një frazë që dëshiron ta largojë këtë mit në një mënyrë madhore.

Sipas BusinessInsider, ish- reporteri i WallStreetJournal, Yukari Kane, shkruan që Jobs e kishte mohuar ambicien për të prodhuar një set televiziv, në librin e ri Perandoria e Përhumbur: Apple pas SteveJobs-it (HauntedEmpire: AppleAfterSteveJobs).

Jobs ishte pyetur disa herë rreth mundësisë së lëshimit të një seti televiziv nga Apple gjatë vitit 2010 në takimin vjetor të kompanisë me top 100 punonjësit dhe ekzekutivët e vet – dhe reagimi i tij i menjëhershëm ishte “jo”.

Ai më pas kishte thënë që “TV është një biznes i tmerrshëm. Ata nuk rikthehen dhe margjinat ta shpifin.” Natyrisht, Jobs kishte ndryshuar mendje rreth produkteve, por është e mundur që ai kishte ardhur me inovacionin për të cilin kishte nevojë për ta “zbërthyer” enigmën për TV përpara vdekjes së tij. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>