Lajmet

STIKK, anëtare e Bordit Industrial të FIEK-ut

Apr 15 2011
0 Shpërndarje
STIKK, anëtare e Bordit Industrial të FIEK-ut

Në mbledhjen e fundit të Bordit Industrial të këtij Fakultetit të Universitetit të Prishtinës është diskutuar pranimi i anëtarëve të rinj në këtë bord, si dhe implementimi i praktikës që studentët e FIEK-ut të kenë mundësi të praktikës profesionale nëpër kompani private dhe publike.

Përveç kësaj gjatë mbledhjes është vendosur që STIKK të jetë anëtare e plotë e bordit, duke shtyrë kështu zhvillimin e mëtutjeshëm të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe zgjerimin e bordit industrial të këtij fakulteti, që si rezultat padyshim do të ketë praktika më të mira mësimore, përafrim me kërkesat e tregut, etj.

Numri i absolventëve për këtë vit në FIEK është gjithsejtë 133, dhe atë 65 në drejtimin e Telekomunikacionit, 30 Elektronikë dhe Automatikë dhe 38 absolventë tjerë në degën e Sistemeve Elektroenergjetike dhe Elektroenergjetika Industriale.

Lajmet e fundit>