Lajmet

STIKK bëhet anëtare e familjes botërore WITSA

May 23 2011
0 Shpërndarje
STIKK bëhet anëtare e familjes botërore WITSA

Lajmi për pranimin e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në kuadër të WiTSA, është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të tregut të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Edhe pse në pjesë tjera të zhvillimit ndërkombëtar të Kosovës ka ngecje të shumanshme, teknologjia e informacionit dhe komunikimit po bënë të veten dhe po thyen çdo barrierë, duke iu mundësuar në këtë formë promovimin e mëtutjeshëm kompanive të tregut të TI-së në Kosovë drejt tregjeve ndërkombëtare, gjë që automatikisht nënkupton zhvillimin e përgjithshëm të vet industrisë së TIK-ut në Kosovë. 

Kohë më parë STIKK është bërë edhe partner industrial i “E-Academy” që është organizator i ngjarjes WEBIT, që është një prej ngjarjeve më të mëdha në Evropë për industrinë e IT-së dhe e vetmja në Evropën Qendrore dhe Lindore për prezantime të kësaj natyre. 

Ky partneritet dhe pranimi i radhës i STIKK në një prej organizatave më të rëndësishme në lidhje me industrinë e TIK-së, është një indikator i qartë se barrierat politike po thyhen dhe se trajtimi për këtë pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës duhet të jetë edhe më i theksuar. 

Pjesëmarrja e STIKK në takimin e radhës së WITSA, tanimë si anëtare me të drejtë vote, do të jetë me rëndësi të veçantë për shkak se në atë takim do të diskutohet në lidhje me politikat publike dhe në lidhje me mundësitë e tregtisë në nivel botëror, përkatësisht tregtisë B2B (Business to Business). Kjo nënkupton se do të ketë promovim të drejtpërdrejt të tregut të Kosovës para investitorëve, gjegjësisht para biznes partnerëve potencial, dhe do të ketë diskutime konkrete para më shumë se 70 anëtarëve të WITSA (shoqata biznesi me mijëra kompani anëtare), që vijnë nga pjesët e ndryshme të botës. 

Lajmet e fundit>