Biznes

STIKK më 16 Dhjetor organizon panairin e punës

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
STIKK më 16 Dhjetor organizon panairin e punës

Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), me mbështetjen e programit KPEP të USAID do të mbaj panairin e punës për sektorin e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit. Panairi që do të mbahet më 16 dhjetor 2009 do të realizohet kryesisht përmes dy portaleve të punësimit: www.duapune.com dhe www.ofertapune.com

Qëllimi i këtij panairi të punësimit është të afrohen në një vend punëdhënësit dhe punëkërkuesit e sektorit të Teknologjisë Informative. Ajo që ju mbetet juve është të përgatitni CV-të tuaja dhe të përcillni aktivitetet në dy faqet e përmendura dhe të gjeni një vend pune në ndonjërën nga kompanitë prestigjioze të Teknologjisë Informative në vend.

 

 

Lajmet e fundit>