Lajmet

STIKK ofron mundësi punësimi për studentë

May 18 2011
0 Shpërndarje
STIKK ofron mundësi punësimi për studentë

Kjo ngjarje e organizuar nga STIKK ka si synim të prezantojë para studentëve dhe të interesuarve tjerë mundësitë e punësimit në disa prej kompanive të sektorit të TI-së në Kosovë. Gjithashtu ky nuk do të jetë panairi i vetëm sepse STIKK do të organizojë panaire të ngjashme me 26 maj në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe  me 2 qershor ne Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN). 

ASSECO, Cacttus, EKONET, Frakton, ITBM Group, ITEG, Logistics Plus, RROTA etj janë disa prej kompanive që do të jenë pjesëmarrëse në kuadër të panairit të punës të organizuar nga STIKK.

Duke pasur parasysh se STIKK tanimë është anëtar i Bordit Industrial të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës,  organizimi i kësaj ngjarjeje dëshmon përkushtimin e kësaj shoqate për të promovuar mundësitë e punësimit tek kompanitë ekzistuese të sektorit të TIK-ut në Kosovë, e para së gjithash për të ofruar mundësitë e njoftimit më të afërt me produktet dhe shërbimet që ofrojnë ato. 

“Qëllimi i panairit është që të promovojë dhe menaxhojë kërkesën e të gjitha palëve të interesit për vlerën më të madhe të çdo kompanie, njeriun dhe punëtorin” është shprehur znj. Vjollca Çavolli, Drejtoresha e STIKK në lidhje me panairin e punës dhe rëndësinë e tij.

Lajmet e fundit>