Lajmet

STIKK feston 2 vjetorin e themelimit

Dec 9 2010
0 Shpërndarje
STIKK feston 2 vjetorin e themelimit

Të ftuar, përveç të gjitha kompanive anëtarëve të STIKK, ishin edhe Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze, Crimson Capital, pastaj USAID, GTZ, JICA dhe shumë të tjerë nga komuniteti i donatorëve, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësuesit e dy kompanive mysafire norvegjeze të IT-së.

Gjatë kësaj ceremonie, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, Znj. Vjollca Çavolli mbajti një fjalim rasti, gjatë të cilit tregoi për sukseset, sfidat dhe planet e së ardhmes të STIKK. Në mes tjerash ajo falënderoi edhe publikisht të gjithë ata qe kontribuuan dhe përkrahën zhvillimin e STIKK gjate këtyre 2 viteve. Fjalim po ashtu mbajti Ambasadori Norvegjez, Z. Sverre Johan Kvale, Z.Gregory Olson nga USAID, Z.Michael Gold nga Crimson Capital, Z.Dalip Dewon nga IKT-Norge dhe Z.Durmishali Smani, Kryetar i bordit të STIKK.

Në fund të fjalimeve përshëndetëse, Z. Durmishali Smani, ndau mirënjohje për përkrahësit e STIKK (Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Crimson Capital, USAID, GTZ, IKT Norge dhe APIK (Agjensioni për promovim të investimeve).

Poashtu, mirënjohjet u ndanë edhe për  ish anëtarët e Bordit të STIKK: Z. Enver Doko nga Comtrade Computers, Z. Valon Budima nga Asseco, Z. Visar Dobroshi nga IPKO dhe Z. Agon Barutinga Komtel, për kontributin e dhënë gjatë vitit të parë të aktiviteteve të STIKK.

Lajmet e fundit>