Biznes

STIKK me ueb faqe të re

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
STIKK me ueb faqe të re

Përmes këtyre dy instrumenteve që u prezantuan sot, STIKK synon të përmirësojë komunikimin dhe informimin rreth punës dhe aktiviteteve të zhvilluara nga kjo shoqatë, si dhe detaje tjera shtesë rreth planeve për të ardhmen e shumëçka tjetër.

Në kuadër të ueb faqes ofrohen informata të shumta si në gjuhën shqipe gjithashtu edhe në gjuhën angleze, kështu që informimi vendor dhe ai ndërkombëtar do të jetë diçka mjaft e thjeshtë për cilindo lexues. STIKK ka hapur edhe faqe zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe Linkedin, në mënyrë që të lehtësojë edhe më tej informimin rreth aktiviteteve të saja.

Përveç kësaj ueb faqja e re www.stikk-ks.org ka edhe disa veçori mjaft të avancuara siç është direktoriumi i anëtarëve me Google Maps, me ç’rast tregohet saktë në hartat e Google se ku gjendet një anëtarë i Shoqatës STIKK, gjë që padyshim lehtëson orientimin për të interesuarit, pastaj faqja ofron edhe një sistem për regjistrim të eventeve, sistem për blerje online, regjistrim online të anëtarëve, etj.

Implementimin dhe dizajnimin e ueb faqes e ka bërë kompania ITBM Group, e cila është përkujdesur edhe për vënien në funksion të buletinit me lajme, dhe për veçoritë tjera të kësaj ueb faqeje të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës.

Lajmet e fundit>