Lajmet

Stiloni faqet e reja në Google Chrome me “New Tab Page”

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Stiloni faqet e reja në Google Chrome me “New Tab Page”

Sasia e madhe e hapësirës së bardhë dhe të papërdorur në faqen e re New Tab në Chrome ka bërë që zhvilluesit të krijojnë opsione interesante për ta plotësuar atë.

Funksionaliteti (extension) që do të prezantojmë nuk përbën ndonjë inovacion, por mund të themi me siguri se është një prej opsioneve më të mira ekzistuese duke iu referuar dobishmërisë.

Ky funksionalitet i zhvilluar për Google Chrome quhet “New Tab Page” dhei bën faqet e reja që ju hapni më të dobishme dhe më atraktive pavarësisht se emri vetë nuk e tregon këtë gjë. Instalimi i tij është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë, mjafton që të drejtoheni tek dyqani on line i Chrome (Chrome Web Store), kërkoni me emrin “New Tab Page” dhe më pas klikoni Add to Chrome.

Pasi të ketë përfunduar instalimi faqet e reja (tab) që do të hapni nuk do të jenë më aspak të mërzitshme.

Sigurisht aty do të shfaqet fusha e kërkimit të Google, uebfaqet e vizituara më shpesh, titujt kryesorë të lajmeve dhe kushtet e motit. Në rast se ju rastis që kushtet e motit të mos shfaqen për vendin tuaj mjafton që të klikoni linkun Use Current Location.

Pavarësisht se këto veçori mund të gjenden edhe tek versionet e zhvilluesve ose beta, opsionet shtesë bëjnë që New Tab Page të jetë në avantazh dhe të preferohet më tepër. (PCWorld Albanian)

chrome new tage age

Lajmet e fundit>