Lajmet

Stiloni faqet (new tab) në Chrome me dizajnin e ndërfaqes të sistemit Windows 8

Jun 9 2013
0 Shpërndarje
Stiloni faqet (new tab) në Chrome me dizajnin e ndërfaqes të sistemit Windows 8

google chromeNë qoftë se jeni një adhurues i dizajnit të sistemit Windows 8 Metro atëherë ju mund të përdorni një mjet shumë të thjeshtë për ta paraqitur atë si dizajn të faqes së re (new tab) në Google Chrome.

Për të realizuar këtë do të duhet që të instaloni aplikacionin iStart i cili zëvendëson faqen e Chrome në një ndërfaqe metro moderne.

Me anë të këtij aplikacioni mund të personalizoni ekranin ashtu si të dëshironi si p.sh mund të personalitoni dritaret e vogla (tiles), mund të ndryshoni ngjyrat e aplikacioneve si dhe mund të ndryshoni imazhin e sfondit etj.

Aplikacioni shfaq disa prej faqeve më të famshme në ekran si p.sh Facebook, Wikipedia dhe ka fushën e aksesimit të shpejtë që mundëson hapjen e aplikacioneve thjesht duke shkruar shkronjat e para të emrit të aplikacionit. Ky aplikacion funksionon edhe në mungesë të lidhjes së internetit.

Në këtë aplikacion mund të navigoni edhe thjesht duke përdorur komandat e tastierës. Nuk do të shpenzoni aspak kohë me regjistrimin pasi këtu nuk është e nevojshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>