Biznes

Stopohen projektet e mëdha të PTK-së

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
Stopohen projektet e mëdha të PTK-së

Projekti që kishte për qëllim informatizimin dhe kompjuterizimin e të gjitha shkollave të vendit dhe lidhjen e tyre me fije optike brenda një periudhe më të shkurtër se një vjeçare, është analuar pasi që sipas zyrtarëve të qeverisë, korporata e Postë-Telekomit është në prag të privatizimit.

Me 5 maj të vitit që shkoi ishte planifikuar që ky projekt të kryhet brenda vitit, madje projekti parashihej të shtrihe edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe në listën e përfitimit ishin në shumë se 1.080 shkolla në tërë territorin e Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj do të përfitonin nxënësit e mësimdhënësit, kabinete kompjuterike dhe lidhje të shpejtë me internet.

“Projekti me fije optike është projekt që siguron internetin për 50 vite në Kosovë, një projekt kaptial për të cilin Kosova ka pranuar lëvdata edhe nga bashkësia ndërkombëtare” ishte shprehur atë kohë numri një i PTK-së, Shyqri Haxha.

Por para se të arrihej te anulimi i tërësishëm i projektit, tenderët e ndarë në lote ishin anuluar nga organi shqyrtues i prokurorimit, prë shkak të shkeljeve të Ligjit të prokurorimit publik.

Një lot i tenderit për fije optike në vlerë prej 8 milion eurosh i fituar nga kompania “Botek”, ishte anuluar nën rekomandimin e Komisionit Evropian, i cili pati vlerësuar se PTK-ja kishte bërë veprime të paligjshme në këtë aktivitet të prokurorimit publik.

Në anën tjetër tenderi i fituar nga kompania “Botek” ishte anuluar edhe për faktin se kjo kompani ishte nën hetime për krim të organizuar “Sim to Sim”, thuhet në Koha.net

Lajmet e fundit>