Lajmet

Strategjia e LG me smartfonët e personalizuar AKA

Mar 30 2015
0 Shpërndarje
Strategjia e LG me smartfonët e personalizuar AKA

BN-HQ495_LGAKA_G_20150330021059Telefonët inteligjentë po shtohen e përmirësohen gjithnjë e më tepër. Por si mund të sjellësh ndryshimin në një industri të tillë dhe t’i kthesh konsumatorët në fansa të tutë? Kompania LG e ka gjetur një zgjidhje, nga e cila shpreson një sukses të vërtetë.

Vitin e kaluar kompania Koreano-jugore e cila pozicionohet në vend të 6 në botë për nga prodhimi i smartfonëve, LG, lançoi në fund të 2014 në mënyrë të qetë një seri telefonësh inteligjentë të quajtur AKA, dhe e njohur ndryshe si “telefoni me personalitet”. Ky përshkrim në fakt duhet marrë vërtet në kuptimin e parë të fjalës duke qenë se secili nga katër telefonat inteligjentë ka personalitet të vetin. Nëse dëshironi mund edhe t’ju japim një shembull, telefoni inteligjent i verdhë Eggy “bie në dashuri”, ndërkohë që seria e telefonit rozë Yo-Yo “është gjithmonë në dietë”.

Secili nga katër versionet e këtyre telefonëve inteligjentë karakterizohen nga një palë “sy” të animuar ashtu siç shfaqet edhe në imazhin e mësipërm. Sytë mund të mbyllen si dhe të lëvizin ndërkohë që përdoruesi ndërvepron, dhe pozicionon duart në telefon.

Në fakt, mund të konsiderohet si diçka vërtet e lezetshme, por jo për të gjithë. Gjithsesi kjo linjë e re smartfonësh nga LG tregon se konkurenca nuk është e fokusuar së tepërmi në komponentët e harduerit por në lidhjen me klientët potencialë.

“Klientët nuk shqetësohen për faktin se telefoni i tyre i ri e hap lojën Candy Crush 0.2 sekonda më shpejt sesa modeli i vitit të kaluar. Ju nuk mund të luftoni me harduerin përgjithmonë”- u shpreh Ken Hong, zëdhënës i LG.

Kompania LG ka punuar me TUBA Entertainment, një studio animimi Koreano-Jugore, për të krijuar këto katër karaktere AKA. Secili telefon

inteligjent AKA është i shoqëruar me një figure të vogël e cila kombinohet në mënyrë perfekte me personin e telefonit. Kjo pajisje kushton 350 dollarë dhe karakteristikat e tij e pozicionojnë atë njësoj me smartfonët rival të tjerë mesatarë.

Kompania LG ka pranuar se seritë AKA të telefonëve po hedhin dritë në planet dhe drejtimet ku ajo është fokusuar kohët e fundit, dhe kjo gjë ka ardhur si pasojë e rënies prej 25% të aksioneve të saj në Gushtin e vitit të kaluar. Ende kjo kompani nuk ka dhënë numra konkretë lidhur me shitjet e kësaj pajisjeje por gjithsesi është shprehur se ka shijuar shitje të mëdha dhe reagime pozitive nga klientët. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>