Analiza

Strategjia e Microsoft me aplikacionet e reja po vendos në vështirësi rivalët e Google dhe Apple

Feb 8 2015
0 Shpërndarje
Strategjia e Microsoft me aplikacionet e reja po vendos në vështirësi rivalët e Google dhe Apple

Kohët e fundit Microsoft është shfaqur shumë aktiv në treg duke sjellë produkte e kryesisht aplikacione të reja për platformat konkurrent të Apple dhe Google. Pak nga pak duket se kjo kompani po shëndrrohet në një rival të fuqishëm të gjiganëve Google, Yahoo apo Apple. Aplikacionet e reja të kompanisë shfaqin një nivel të lartë shërbimesh dhe po konkurojnë mjaft mirë aplikacionet e kompanive të tjera. Pak kohë më parë Microsoft ka blerë aplikacionin e emailit Acompli të cilin e shndërroi në një aplikacion Outlook për iOS dhe Android. Më pas gjigandi i softuerit bleu edhe aplikacionin e kalendarit, Sunrise. Të dyja aplikacionet kanë si qëllim të konkurrojnë aplikacione ekzistuese si Gmail, Google Calendar, iCloud dhe Yahoo Mail në platformat që përdorin sisteme operative të ndryshme.

3042112-inline-i-1-microsofts-new-app-strategy-turning-google-into-a-dumb-pipePor më tepër, strategjia e kompanisë nën drejtimin e CEO Satya Nadella shkon përtej përdorimit të shërbimeve të kompanisë në platformat rivale. Ajo çfarë vërtet po mundohet të bëjë Microsoft është krijimi i alternativave të reja që do të qëndrojnë mbi gjithë të tjerat. Me pak fjalë Microsoft po mundohet të lërë jasht loje rivalët e tij në “betejat” e tyre.

Sunrise dhe Acompli kanë më shumë gjëra të përbashkëta nga c’duken në pamje të parë. Qëllimi i tyre është vendosja e një standart të ri për këto shërbime që vënë në përdorim të dhënat e konsumatorit. Ajo çfarë është e rëndësishme për Microsoft qëndron tek ndërthurja dhe interpretimi i të dhënave të kosumatorëve në një mënyrë tjetër.Dhe kjo mund të shihet fare mirë dhe në mënyrën se si Nadella flet për asistentin virtuale Cortana që konkuron bindshëm me Google Now dhe Siri. Kompania gjithashtu është fokusuar kohët e fundit në platformën Microsoft Health. Ky aplikacion do të grumbullojë të dhëna nga shërbime të tjera dhe të nxjerrë përfundime mbi shëndetin.

Megjithatë pavarësisht të gjitha përpjekjeve përballja me tregun është e vështirë. Aplikacioni Gmail u rendit si dominuesi i tregut disa vite më parë përsa i përket aplikacioneve të postës elektronike dhe ai s’do të shkojë asgjëkundi. Blerësit e një telefoni të ri patjetër që mund të vendosin të përdorin iCloud në shumicën e rasteve. Pra aplikacionet e Microsoft gjithmonë do të kenë një shtrirje të kufizuar. Microsoft thjesht po mundohet të penetrojë në platformat rivale me aplikacionet e saj por kjo jo domosdoshmërisht do të sjellë një braktisje të aplikacioneve të rivalëve. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>