Harduer

Strategy Analytics: 3 milionë tabletë Windows janë shitur në tremujorin e parë 2013

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Strategy Analytics: 3 milionë tabletë Windows janë shitur në tremujorin e parë 2013

surfaceSipas një raporti të publikuar së fundi, më shumë se 3 milionë tabletë me sistem operativ Windows janë shitur tremujorin e parë të 2013.

Këto shifra vijnë nga Strategy Analytics duke shtuar se këto tabletë përbëjne 7.5% të tregut.

Gjithsesi është paksa e paqartë se çfarë nënkuptohet ekzaktësisht me “tabletë Windows” pasi ekzistojnë një varietet i madh hibridësh në forma të ndryshme me apo pa touchscreen.

Për sa i përket kompanive të tjera, Apple tha se kishte shitur 19.5 milionë iPad, ndërsa tabletët Android janë shitur rreth 17.6 milionë.

Në pamje të përgjithshme, është rritur shitja e këtyre pajisjeve në krahasim me vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

tableta windows

Lajmet e fundit>