Analiza

Strategy Analytics: Android merr 85 % të tregut të smartfonëve

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Strategy Analytics: Android merr 85 % të tregut të smartfonëve

android_kitkat2-100067600-largeDominimi i Google në tregun e smartfonëve ka arritur shifra të reja, ku, sipas hulumtimit nga Strategy Analytics, sistemi operativ Android tani përbën 84.6 për qind të numrit të shitjeve të smartfonëve në mbarë botën. Rritja në telefonët Android gjatë tremujorit të dytë të këtij viti erdhi si pasojë e shpenzimit të BlackBerry-it, Apple iOS-it dhe Windows Phone të Microsoft-it, tha kompania hulumtuese gjatë ditës së mërkurë. Android ishte i pranishëm në 429.6 milionë smartfonë të shitur gjatë tremujorit, që paraqet një ngritje në krahasim me vitin e kaluar që ishin 186.8 milionë dhe rreth shtatë herë më tepër se sa 35.2 milionë telefonë të shitur me iOS të Apple. Prania në treg e iOS-it të Apple-it pësoi rënie në 11.9 për qind gjatë tremujorit, nga 13.4 për qind sa ishte në të njëjtin tremujor vitin e kaluar.

“Rritja globale e Android-it është duke u udhëhequr nga kërkesa e madhe për smartfonët me çmim të ulët përgjatë shumicës së rajoneve madhore si Kinë, Indi dhe Afrikë,” shkroi në një e-mail drejtori ekzekutiv i StrategyAnalytics, Neil Mawston. (“Kërcënimi kryesor për rritje të Android-it në të ardhmen është portofoli i ardhshëm i Apple me iPhone me ekrane më të mëdha gjatë tre deri gjashtë muajve të ardhshëm”). Miliona përdorues të Android-it në mbarë botën mund të kalojnë në iPhone me ekrane më të mëdhenj më vonë gjatë këtij viti, shtoi Mawston.

Shitjet e përgjithshme të smartfonëve u rritën me 27 për qind në vit, me 295.2 milionë njësi të shitura në krahasim me 233 milionë të tilla të shitura një vit më herët. Derisa rritja është ngadalësuar në nivelin e vet më të ulët në pesë vitet te fundit, ajo mbetet e fuqishme në Azi dhe Afrikë dhe më e dobët në Evropë dhe Amerikë të Veriut. Strategy Analytics tha më herët gjatë këtij muaji që numri i përdoruesve të smartfonëve në mbarë botën do të arrijë në 2.5 miliardë deri në fund të vitit 2015, që pritet të ndikohet fuqishëm nga përhapja e tyre në Azinë Lindore. (PCWorldAlbanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>