Analiza

Strategy Analytics: Huawei, kompania e tretë në botë për nga prodhimi i smartfonëve

May 8 2014
0 Shpërndarje
Strategy Analytics: Huawei, kompania e tretë në botë për nga prodhimi i smartfonëve

gsmarena_001Kompania Huawei siç ju njoftuam sot sapo ka zbuluar smartfonin e saj më të fundit, por ka edhe lajme të tjera të mira për të ndarë. Tashmë kjo kompani është bërë prodhuesi i tretë më i madh në botë. Ascend P6 (paraardhësi i Ascend P7) duket të ketë një rol kyç pasi janë shitur plot 4 milion njësi.

Në fund të prillit Strategy Analytics raportoi se Huawei bashkë me Lenovo po fitonin pikë në dëm të Samsung dhe Apple. Strategy Analytics e ka vendosur tashmë kompaninë Huawei në vendin e tretë, ndjekur afërsisht nga Lenovo, duke dërguar respektivisht 13.4 milionë dhe 13.3 milionë pajisje për blerësit në gjithë botën.

Ascend P6 është smartfoni me profilin më të mirë të kompanisë dhe janë shitur 4 milion të tillë që nga prezantimi në muajin qershor të vitit të kaluar thotë Richard Yu, shefi ekzekutiv i Huawei Consumer Business Group. Gjithashtu fitimi i një çmimi nga EISA ka e ndihmuar kompaninë Huawei të ketë rezultate të mira. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>