Analiza

Strategy Analytics: Samsung dhe Apple humbin terren në treg, rriten Huawei dhe Lenovo

May 1 2014
0 Shpërndarje
Strategy Analytics: Samsung dhe Apple humbin terren në treg, rriten Huawei dhe Lenovo

samsung analizFirma kërkimore Strategy Analytics ka publikuar raportin e saj më të fundit përsa i përket tregut të smartfonëve. Dërgesat e smartfonëve në gjithë botën për tre mujorin e parë të këtij viti janë rritur me 33 % duke vendosur një tjetër rekord me 281 milion njësi. Dërgesat e pajisjeve mobile (telefonëve të thjeshtë dhe smartfonëve) janë rritur gjithashtu më 9.4 % në 407.9 milion njësi të dërguar në mbarë botën.

Megjithëse dërgesat e smartfonëve po rriten me shpejtësi, prodhuesit më të mëdhenj po humbin pjesë të tregut në favor të prodhuesve më të vegjël. Samsung mban vendin e tij të parë në tregun e smartfonëve me 31.2 % të tregut duke humbur 1.2 % këtë tre mujor krahasuar me vitin e shkuar. Apple humbi gjithashtu 2.2 % dhe tashmë mban 15.3 % të tregut në vendin e dytë. Huawei mban akoma vendin e tretë më një rritje të vogël, ndërsa dërgesat e Lenovo u rritën me 0.8 %.

Të gjitha dërgesa e telefonavë nga kompanitë në mbarë botën janë rritur, dhe kanë raportuar një rritje të konsiderueshme. Samsung, Nokia, dhe LG po humbin pjesë nga tregu në favor të Apple, Huawei dhe kompanive dytësore si (Alcatel, Coolpad, Lenovo, Xiaomi etj). Tashmë me Lenovo-n që ka blerë Motorolën dhe me përfundimin e procedurave të blerjes së Nokia-s nga Microsoft pritet të kemi disa raporte me të dhëna mjaft interesante në tre mujorët që do të pasojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>