Lajmet

Street Fighter: Assassin’s Fist debuton më 23 maj

May 11 2014
0 Shpërndarje
Street Fighter: Assassin’s Fist debuton më 23 maj

Street-Fighter-Assassins-Fist-586x311Street Fighter: Assasin’s Fist, që është një seri e aksionit të drejtpërdrejtë, e bazuar në lojën e dyluftimeve të Capcom, sipas lajmërimit të Capcom-it, është planifikuar të lëshohet më 23 maj.

Street Fighter: Assassin’s Fist paraqet vitet edukuese të karaktereve Ryu dhe Ken teksa ata ushtrohen në stilin antik të luftimit si “Ansatsuken” (Grushti i Vrasësit). Seritë i pasojnë ata teksa ata mësojnë për të kaluarën misterioze të mjeshtrit të tyre Goken dhe trashëgiminë tragjike të stilit Ansatsuken.

Krijuesi i shfaqjes Joey Ansah do të luajë rolin e Akuma-s. Episodet pritet të shfaqen në kanalin Machinima në YouTube dhe Content Media më pas pritet të bëjë shpërndarjen e kësaj serie në TV, DVD dhe Blu-ray.

Machinima ka kontribuar me seritë e aksionit të drejtpërdrejtë edhe për lojërat Mortal Kombat, Mortal Kombat: Legacy. Ju mund të shkoni tek faqja zyrtare e serive për të shikuar pamjet e shkurta të lëshuara më parë që paraqesin Ryu dhe Ken dhe Street Fighter: Legacy, që është një film i shkurtër që i paraprin Street Fighter: Assassin’s Fist. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>