Lajmet

Struktura e kyçjes në Android mund të dëshifrohet në vetëm pesë tentativa

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Hulumtuesit testuan me 120 struktura unike nga 215 përdorues dhe në fund 95% e tyre dëshifroheshin brenda 5 tentativave. Struktura e kyçjes në Android mund të dëshifrohet në vetëm pesë tentativa Photo Source: Sophos

Hulumtuesit kanë paralajmëruar se sistemi i kyçjes së telefonit nëpërmjet një strukture vizuale i përdorur gjerësisht në sistemin operativ Android dhe i përdorur nga 40% e përdoruesve mund të thyhet në vetëm pesë përpjekje.

Paralajmërimi vjen nga Universiteti i Lancaster, Universiteti Veriperendimor i Kinës dhe Universiteti i Bath të cilët thonë se sulmuesit mund të dëshifrojnë strukturën në vetëm pesë tentativa nëpërmjet një algoritmi.

Ky algoritëm nuk kërkon regjistrimin e ekranit të telefonit thjeshtë lëvizjen e dorës. Duke gjurmuar lëvizjen e gishtave, ai arrin të ndërtojë strukturën e kyçjes.

Hulumtuesit testuan me 120 struktura unike nga 215 përdorues dhe në fund 95% e tyre dëshifroheshin brenda 5 tentativave. Madje hulumtuesit arritën në konkluzionin se sa më kompleks të jetë struktura aq më i lehtë ishte dëshifrimi.

Sulmi ndaj strukturës mund të realizohej në një distancë prej 2 metër e gjysëm me një kamër telefoni dhe deri në 9 metër me një aparat fotografik dixhital.

Hulumtuesit këmbëngulin se përdoruesit nuk duhet të përdorin strukturat për të ruajtur privatësinë e një paisje shumë të rëndësishme siç është telefoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>