Lajmet

Studentët e Fakultetit Teknik përfitojnë wireless falas nga PTK

Dec 23 2010
0 Shpërndarje
Studentët e Fakultetit Teknik përfitojnë wireless falas nga PTK

Postë-Telekomi i Kosovës ka të instaluar në tërë Kosovën 162 pika të prezencës së shërbimit WiFi, të cilat janë vendosur në pika të cilësuara si më të rëndësishme, duke iu ofruar kështu qasje në internet qytetarëve anembanë Kosovës. Në Prishtinë, duke përfshirë tani edhe Fakultetin Teknik janë të vendosura mbi 45 pika të ofrimit të internetit pa tela, që shërbejnë jo vetëm për institucionet e arsimit të lartë, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të interesuar në këtë shërbim.

Duke pasur parasysh se Fakulteti Teknik përmban edhe studentë të departamenteve të shkencave kompjuterike, prania e një pozite të tillë për qasje në internet pa tela natyrisht se është e mirëseardhur nga studentët, të cilët tani do të jenë edhe më fleksibile në qasjen e tyre në internet.  Qasja në shërbimin pa tela të PTK-së është e thjeshtë dhe mund të bëhet pa problem vetëm duke shënuar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, kuptohet brenda hapësirave të Fakultetit Teknik.

Duhet theksuar se deri më tani në shërbim të studentëve ka pasur wirless të ofruar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) që është shfrytëzuar nga të gjithë studentët brenda hapësirave të Fakultetit Teknik, pastaj edhe biblioteka ka ofruar sistem të këtillë të qasjes në internet për të gjithë ata studentë që janë brenda zonës së bibliotekës, etj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>