Lajmet

Studentët e rinj të universitetit të Nju Xhersit do marrin dhuratë një Nokia Lumia 900

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Studentët e rinj të universitetit të Nju Xhersit do marrin dhuratë një Nokia Lumia 900

Duke filluar nga muaji shtator, një universitet në Nju Xhersi do t’i ofrojë çdo studenti të ri, një telefon të ri Lumia 900 nga Nokia. Kjo inisiativë ishte lajmëruar gjatë ditës së djeshme nga Nokia, AT&T, Microsoft dhe Universiteti Seton Hall, si pjesë e Nismës për Informatikën e Celularëve të Seton Hall.

Të gjithë studentët e rinj që hyjnë do të marrin një Nokia Lumia 900 për të “mbështetur misionin e Universitetit, për t’i ofruar shtetit veglat e artit të teknologjisë që të rritet përvoja e studentëve dhe për t’i përgatitur ata për sukses, në një botë që ndryshon shpejt.”

Studentët e Seton Hall, tashmë kanë qasje në SHUmobile, një aplikacion që ofron lajmet e reja, udhëzimet dhe hartat nga godina e Universitetit në platforma të ndryshme. Sidoqoftë, për të rinjtë që marrin Lumia 900, ky aplikacion do të vijë me një komponent “Freshman Experience”, që është ekskluziv për Lumia 900. Kjo do t’iu ofrojë atyre ndërlidhjen me rrjetet shoqërore, kanale të drejtpërdrejta të komunikimit me studentët e tjerë, këshilla akademike, informacione për shokët e dhomës, etj.

Grumbullimi i të dhënave nga Nokia do të përdoret për të komunikuar me studentët e rinj, duke filluar që nga kjo verë, duke kryer sondazhe dhe duke iu ofruar studentëve informacione për t’u përgatitur për në Universitet.

“Nokia ka një histori të gjatë të inovacionit dhe bashkëpunimi i tyre me Microsoft dhe kjo na lejon ne që të zgjerojmë burimet kyçe akademike dhe të komunitetit të Universitetit,” – tha drejtori ekzekutiv i qendrës për hulumtime në celularë dhe inovacion, si dhe ndihmësi i Zv-drejtori i administratës në Universitetin Seton Hall, David Middleton. “Duke iu ofruar studentëve tanë të rinj që vijnë Nokia Lumia 900, Universiteti Seton Hall mund të zgjerojë shërbimet dhe infrastrukturën ekzistuese të Windowsit, derisa ofrojmë një përvojë unike të cilësisë së lartë, dinamike dhe tërheqëse në celularë”. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>