Analiza

Studentët nga Kosova arrijnë rezultate të kënaqshme në garën ndërkombëtare Cisco NetRinders

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Studentët nga Kosova arrijnë rezultate të kënaqshme në garën ndërkombëtare Cisco NetRinders

homepage_mimagePara pak ditësh është mbajtur gara EMEA 2014 International CCNA NetRides, ku katër konkurrentë nga Kosova kanë arritur të kualifikohen si dhe të shënojnë suksese, duke zënë pozita të kënaqshme në listën e konkurrentëve.

Nga 179 kandidatë nga 54 shtete të ndryshme të botës, ku pjesëmarrësit vinin nga 108 akademi të ndryshme, Valentina Fejzaj u rendit në vendin e dymbëdhjetë, Mëmëdhe Ibrahimi në vendin e trembëdhjetë dhe Benjamin Ademi në vendin e njëzetë sa i përket garës në mes vendeve që i takojnë Evropës Lindore dhe Azisë Perëndimore.

Këta të rinj nga Kosova kanë qenë si përfaqësues të Institutit për Zhvillime dhe Trajnime në Universitetin Amerikan në Kosovë. Në katër vendet e para ndodheshin studentë nga Universiteti Shtetëror Tyumen nga Rusia, ndjekur nga studentët nga Armenia, Bjellorusia, Ukraina dhe Uzbekistani. (PCWorld Albanian)

Tags >

CISCO
Lajmet e fundit>